Vetëm gjashtë filma horror janë nominuar për çmimin kryesor të Oscar në histori - cilët janë ata? - NACIONALE

Vetëm gjashtë filma horror janë nominuar për çmimin kryesor të Oscar në histori - cilët janë ata?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qindra filma janë nominuar për çmimin kryesor 'Fotografia më e Mirë' në Oscar përgjatë historikut 100-vjeçar të ceremonisë, por vetëm gjashtë prej tyre kanë qenë horror.

Të fitosh Oscar për 'Fotografinë më të Mirë' është një prej çmimeve më prestigjioze që mund të fitoni. Nënkupton se me sukses ke mposhtur nominimet tjera, por gjithashtu edhe qindra filmat e ndryshëm që janë publikuar në 12 muajt e fundit.

Në vitet e fundit, fitues janë shpallur filmat si 'Coda', 'Nomadland', 'Parasite' dhe 'Green Book'. Të gjithë meritorë, por ajo që është interesante është se asnjëri nuk i përket zhanrit horror.

Fatkeqësisht, kjo nuk është e pzakontë, sepse në mënyrë që të shpalleni fitues i 'Fotografisë më të Mirë', një film fillimisht duhet të nominohet - diçka që nuk është e zakonshme për filmat horror.


Në fakt, nominimi i parë për një film horror për 'Fotografinë më të Mirë' erdhi në vitin 1974, gati 50 vite pasi filloi ndarja e çmimeve Oscar, më 1929. Filmi që bëri historinë duke u bërë i pari horror që nominohet ishte, natyrisht, "The Exorcist".

Pas lansimit të tij, horrori i mbinatyrshëm siguro

i 10 nominime, përfshirë 'Regjisori më i Mirë', 'Aktorja më e Mirë', 'Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor' dhe 'Skenari më i Mirë i Adaptuar'.

Sado impresiv dhe tmerrues që ishte, "The Exorcist" arriti të fitojë vetëm çmimin për 'Skenarin më të Mirë të Adaptuar' dhe 'Miksimi më i Mirë i Zërit'.

Një tjetër nominim për 'Fotografinë më të Mirë' erdhi vitin pasues me filmin ikonik, 'Jaws', i cili fitoi një vend në mesin e finalistëve. Nominime tjera nuk pati deri në vitin 1991, kur erdhi 'The Silence of the Lambs'.

Filmi me protagonist kanibalin tmerrues Hannibal Lecter i solli zhanrit horror çmimin e parë kryesor në Oscar, 'Fotografia më e Mirë', derisa gjithashtu siguroi çmimin për 'Aktorin më të Mirë', aktoren, regjisorin dhe 'Skenarin e Adaptuar'.

'The Sixth Sense' i Bruce Willisit u bë filmi i katërt horror që nominohet për 'Fotografinë më të Mirë' më 1999, i përcjellur nga 'Black Swan' më 2010.

Filmi i fundit horror që u nominua ishte në vitin 2017, kur Jordan Peele debutoi me filmin e tij të parë, 'Get Out'.

Daniel Kaluuya luajti në rol kryesor të filmit të jashtëzakonshëm, duke protretizuar karakterin e një burri i cili viziton familjen e të dashurës së tij të bardhë, për të përjetuar gjëra të tmerrshme në proces.

Përveç 'Fotografisë më të Mirë', horrori me sukses e bëri Peelin personin e vetëm të zi që fitoi çmim akademik për 'Skenarin më të Mirë të Adaptuar'.

Plot pesë vite kanë kaluar prej atëherë dhe asnjë film horror tjetër nuk është nominuar.

Lajme të ngjashme