Si u takuam: Ajo kishte energji të mirë por nuk isha i sigurt nëse doja marrëdhënie të hapur - NACIONALE

Si u takuam: Ajo kishte energji të mirë por nuk isha i sigurt nëse doja marrëdhënie të hapur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vitin 2018, Susie po balanconte punën si prokurore e krimit në jug të Uellsit të Ri, Australi, me interesin e saj për spiritualitetin. "Jam rritur krishtere por u largova nga kisha kur isha tinejxhere", thotë ajo.

"Më vonë mësova spiritualitetin e epokës së re dhe shkova në rrugëtimin tim e vetme".

Edhe pse ajo ishte e vendosur të takohej me dikë me të cilin mund të ndante jetën, nuk kishte shumë mundësi takimi në zonën ku jetonte.

Kur iu kërkua të udhëtonte drejt Sidneit për punë, ajo shfrytëzoi mundësinë. "Posa arrita, u futa në Tinder dhe fillova të planifikoja takime për çdo natë sa isha aty". Takimi i parë i saj ishte me Andreë, i cili punonte si studiues tregu. "Më super pëlqeu profili i saj sepse mendoja se ka energji shumë të mirë", thotë ai.

Ata u takuan në një bar dhe Susie i tregoi për interesin e saj në spiritualitet. "Fillimisht, ai ofroi të më linte një takim me mikun e tij mësues të jogas sepse mendoi se do të përshtateshim më shumë", qeshet ajo. "Por pastaj morëm këmbët dhe më duket shumë qesharak. U mundova të shikoja astrologjinë e tij dhe e pyeta për kohën kur kishte lindur. Telefonoi nënën për ta pyetur dhe më pëlqeu që po ecte me këtë iniciativë".

Edhe pse ishte qejf, Andreë nuk ishte i sigurt nëse ata kishin një të ardhme së bashku. "Nuk jam fare spiritualist, kështu që nuk e dija nëse do të funksiononte", thotë ai. "Para se të takohesha me Susien, e ndërlidhja spiritualizmin me naivitet dhe njerëz që ishin paksa të humbur". Pavarësisht kësaj, vlerat tjera të tyre u kombinuan mirë, kështu që vendosën të takohen sërish.

"Deri në fund të javës, ishim shumë të interesuar në njëri-tjetrin", thotë Susie. "Anulova të gjitha takimet tjera për të kaluar kohë me Andreë".

Në disa muajt e ardhshëm ata aranzhuan fluturime për t'u takuar me njëri-tjetrin, por dallimet në pikëpamje sa i përket spiritualizmit ishin ende problem. "Mendoja nëse do të mund të rritej me mua dhe të ishte introspektiv", thotë Susie. "Mendoja se më duhet dikush që ishte më shumë në të njejtën faqe me mua".

Ndërkohë, Andreë ishte i shqetësuar se do ta kishte problem të përkushtohej në periudhë afatgjate.

"Tre muaj pasi u takuam, ajo më tha se do të shkonte në një sesion intensiv relaksimi në Zeland të Re dhe isha i shqetësuar - dukej sikur kult për mua. Ne gjithashtu ishim në një marrëdhënie të hapur, për të cilën nuk isha i sigurt fillimisht".

Por ata të dy e kuptuan se lidhja mes tyre ishte shumë e fortë për t'u injoruar dhe, ndërkohë, shqetësimet filluan të largohen. "Susie ka ndryshuar perspektivën time për spiritualizmin në epokën e re", thotë ai. "Ajo ka pasur një jetë fantastike por po kërkonte një tjetër kuptim".

Susie gjithashtu kuptoi se Andreë ishte i aftë të rritej. "Gjëja kryesore është se bëjmë shumë qejf dhe është gjithmonë e bukur të kalojmë kohë së bashku".

Edhe pse kanë mbajtur marrëdhënie të hapur, ata kanë punë vetëm me njerëz nga komuniteti i afërt i Susiet. "Është monogamiste", shpjegon ajo. "Marrëdhënie e hapur është term i madh. Ne jemi fillimisht monogamë dhe herë pas here hapemi me njerëz të besueshëm".

Susie udhëtoi në Sidnei për të qenë me Andreën më 2019. Ajo u ritrajnua dhe filloi karrierë të re si trajnere e marrëdhënieve dhe intimitetit. Ata u fejuan në prill dhe planifikojnë të martohen në një klub lundrimi në Sidnei vitin e ardhshëm. "Ne nuk do të martoheshim", thotë Susie. "Por familja ime është origjinalisht nga Korea dhe nëna ime është krishtere dhe vlerëson traditën. Tash jemi shumë të ngazëllyer rreth martesës".

Andreë është i dashuruar në aftësitë e partneres për të marrë iniciativa rreth çdo gjëje. "Ajo është e patunduar nga frika dhe jashtëzakonisht avantureske dhe kurioze", thotë ai. "Mënyra si e ka shndërruar një karrierë të suksesshme në ndërtimin e biznesit të saj që po lulëzon, njëmend nënvizon shpirtin e saj".

Susie admiron sa shumë Andreë shijon jetën. "Ai është i aftë të marrë kënaqësi nga gjëra të vogla dhe shijon jetën e përditshme", thotë ajo.

"Për mua është formë spiritualiteti. Nuk ke nevojë të brohorasësh apo të bësh praktika - është të shohësh magji kudo, dhe të ndash sensin e vlerësimit".

Lajme të ngjashme