Shteti ia hoqi librin nga shitja sepse "kishte tregime perverse"- Shkrimtarja lezbike për fëmijë fiton betejën me shtetin pas vdekjes - NACIONALE

Shteti ia hoqi librin nga shitja sepse "kishte tregime perverse"- Shkrimtarja lezbike për fëmijë fiton betejën me shtetin pas vdekjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkrimtarja lituaneze për fëmijë, Neringa Dangvydė Macatė, e cila ishte haptazi lezbike, kishte shkruar një libër për fëmijë, të financuar nga Ministria e Kulturës së Lituanisë dhe botuar nga Fakulteti i Edukimit.

Libri përmbante tregime tradicionale dedikuar fëmijeve nëntë/dhjetë vjeçarë, të cilat ishin ndryshuar dhe dy tregime përmbanin paragrafe që trajtonin marrëdhëniet dhe martesat në mes të personave të seksit të njëjtë.

Pas një ankese se kinse libri inkurajonte përversitetin, inspektorati kishte vendosur se libri ishte në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijeve nga Efektet Negative nga Informacionet dhe duhej të qarkullonte i shënjestuar si libër që mund të jetë i dëmshëm për fëmijët nën moshën 14 vjeçare.

Autorja kishte paditur pa sukses inspektoratin në gjykatat vendore duke argumentuar se tregimet për marrëdhëniet e personave me seks të njëjtë nuk mund të ishin të dëmshme për fëmijë. Autorja kishte vdekur para se të vendoste GjEDNj-ja dhe nëna e saj e kishte vazhduar rastin.

Pas 10 viteve, Dhoma e Madhe e GjEDNj-së ka vendosur në favor të saj dhe ka gjetur shkelje të lirisë së shprehjes.

Gjykata ka vendosur se autores i ishte shkelur e drejta e lirisë së shprehjes dhe se masat e imponuara kishin për qëllim të kufizonin qasjen e fëmijëve në infomacione që paraqisnin marrëdhëniet në mes të personave të seksit si marrëdhenie të njëjta me marrëdhënet në mes të personave të seksit të ndryshëm. Në vendimin e saj, gjykata kishte marrë parasysh këto argumente dhe rrethana:

📍 Librat ishin tërhequr nga libraritë, duke i bërë më pak të disponueshme tek lexuesit;
📍 Shënimi paralajmërues kishte zvogëluar lexueshmërinë e librit;
📍 Prindërit ishin dekurajuar t’i lejonin fëmijet e tyre të lexonin librin, marrë parasysh paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI në Lituani;
📍 Fëmijet nën moshën 14 vjeçare ishin më pak të interesuar të lexonin përralla;
📍 Shënimi paralajmërues kishte ndikuar negativisht në reputacionin e shkrimtares dhe kishin dekurajuar të tjerët që të publikonin literaturë të ngjashme.

Në veçanti, GjEDNj-a refuzoi argumentin e qeverisë se ata kishin mbrojtur fëmijët nga informacionet me përmbajtje seksuale eksplicite. GjEDNJ-a nuk e kishte të qartë se si disa paragrafë – p.sh një princeshë dhe vajza e një biznismeni kishin fjetur në krahët e njëra tjetrës – shpërfaqnin dashuri sensuale.

Po ashtu, GjEDNj-ja ka refuzuar argumentin e qeverisë së libri synonte të promovonte familjet e përbëra nga njerëzit e seksit të njëjtë dhe fyente lidhjet e seksit të ndryshëm. Sipas gjykatës, libri kishte qëllim të kundërtën, pasi që avokonte për respektimin e të gjithë njerëzve.

Shkelje e nenit 10 të KEDNJ-së, 12 vota për, 5 kundër, Macatė k. Lituanisë, 61435/19), 23 janar 2023

http://bit.ly/3QYkGrg

Lajme të ngjashme