Pas humbjes së Prishtinës ndaj Trepçës, Plisat përleshen me Policinë - NACIONALE

Pas humbjes së Prishtinës ndaj Trepçës, Plisat përleshen me Policinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ndeshje shumë e mirë dhe dramatike u zhvillua në kryeqytet, ku Trepça arriti fitore me një pikë epërsi ndaj Prishtinës, duke avancuar 2:0 në serinë gjysmëfinale, por jo gjithçka shkoi mirë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, pati hedhje të mjeteve piroteknike në fushë nga ana e Plisave, ndërsa në përfundim të ndeshjes të njëjtit u përleshen me Policinë e Kosovës, duke dhuruar edhe një herë skena të pahijshme në sportin vendor, që është bërë rutinë në kohët e fundit.

Incidente të tilla janë të pranishme pothuajse në të gjitha ndeshjet në basketbollin vendor, duke veçuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, ku në të gjitha takimet ka pasur incidente të tilla, që kanë çuar në denime nga ana e FBK-së.

Federata pritet të marrë sërish vendime të forta në lidhje me shkaktuesit e incidenteve, ku me shumë gjasë, nëse do të ketë ndeshje të katërt, Prishtina do të jetë pa tifozë.

Një dënim të tillë e ka marrë Peja, që ndeshjen e radhës do ta luajë pa praninë e tifozëve të saj, kur janë duke humbur 2:0 nga Ylli dhe ajo ndeshje mund të jetë vendimtare.

Lajme të ngjashme