Serialin e ri në 'Netflix' mund ta shikosh në mbi 5 mijë mënyra të ndryshme, një shikues e ka gjetur më të mirën - NACIONALE

Serialin e ri në 'Netflix' mund ta shikosh në mbi 5 mijë mënyra të ndryshme, një shikues e ka gjetur më të mirën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse jeni duke kërkuar për orën tuaj të pakëndshme të Vitit të Ri, mos kërkoni më larg se “Kaleidoskopi” i “Netflix”, i cili do t'ju mbajë të argëtuar për orë të tëra.

Dhe e nënkuptojmë këtë goxha literalisht, pasi seriali triller mund të shikohet në mbi pesë mijë mënyra të ndryshme - dhe kjo vetëm nëse ndjek të njëjtin rregull, për ta lënë për fund episodin me titullin "White".

Tash, edhe personat më të dashuruar pas TV-së mund ta gjejnë këtë të tepërt, por mos u mërzitni. Një shikues ka gjetur rendin më të mirë të episodeve, në mënyrë që njerëzit të mos kenë një shkrirje siç ndodhi pasi panë filmin interaktiv të "Black Mirror", "Bandersnatch", disa vite më parë.

Para se të futemi në të, t'i hedhim një sy asaj që duhet të dini për "Kaleidoscope".

Në përmbledhjen zyrtare thuhet: "Për 25 vjet, shfaqja ndjek një grup hajdutësh mjeshtërorë që punojnë për të zhbllokuar një kasafortë në dukje të pathyeshme për pagesën më të madhe në histori.

"Përpara se të mund të marrin paratë e tyre në dorë, ata duhet ta bëjnë ato përmes ekipit më të fuqishëm të sigurisë së korporatave në botë dhe FBI-së".

Seriali ka një komplot jo-linear, që do të thotë se ju takon juve të vendosni se në cilën radhë do t'i shikoni tetë episodet, me çdo pjesë të emërtuar sipas një ngjyre. Ju keni të kuqe, të verdhë, blu, jeshile, portokalli, rozë, vjollcë dhe të bardhë.

Kjo e thënë, sugjerimi i vetëm nga krijuesi Eric Garcia është të shikosh "White" në fund, pasi është bërë si finale dhe ka në epiqendër vjedhjen - pjesa tjetër është sipas dëshirës.

Nëse vendosni të largoheni nga rregulli i vetëm, do të mbeteni me 40,320 mënyra të ndryshme për të parë "Kaleidoscope".

Për ata prej jush që kanë vështirësi çka të hanë për darkë, ua sugjerojmë të shikoni postimin e fundit të shfrytëzuesit të Twitterit me nofkën @parkerworm, i cili ka kryer punën e vështirë për ne.

Në postim shpjegohet: "Nëse planifikoni të shikoni pa renditje 'Kaleidoscope' në Netflix, shpresoj se kjo do t'iu ndihmojë! Por gjithashtu ishte zbavitje ta shikoja ashtu siç deshi Netflix ta shikonim".

Tutje, u zbuluan katër mënyra të ndryshme për ta shikuar serialin, me secilin opsion që përmbushte dëshira të ndryshme.

Për shembull, renditja tutje - e kuqe, e verdhë, rozë, portokalli, vjollcë, e kaltër dhe e bardhë - është më e mira për ata që pëlqejnë zhanrin e misterit.

Ndërkohë, e verdhë, e gjelbër, portokalli, e vjollcë, e kaltër, e bardhë, e kuqe dhe rozë është fantastike për fansat që pëlqejnë konkluzionet.

Në postim gjithashtu u përfshi mënyra si kishte shpresuar autori i postimit ta shikonte, edhe pse mund ta vësh re se episodi i fundit nuk ishte ruajtur për fund.

Keith Phipps nga "Vulture" ka krijuar një manual të ngjashëm për serialin unik, dhe renditja e tij ideale ishte kështu: E verdhë, vjollcë, portokalli, gjelbër, kaltër, kuq, rozë dhe bardhë.

Ne po e përkrahim idenë që e verdha të vijë e para. Siç shpjegon Phipps: "Episodi prezanton të gjithë personazhet kryesore duke lënë disa detaje të së kaluarës së tyre dhe pse ata janë në ekip në radhë të parë në hije."

Natyrisht, nuk ka nevojë as të ceket se vendimi është krejtësisht personal - pikërisht aty është esenca.

Ju mund të përdorni një nga këto udhëzues të dobishëm nëse jeni duke kërkuar për një rezultat specifik, ose mund të zgjidhni të bëni mashtrues dhe të zgjidhni një (ose më shumë) nga mijëra opsione të disponueshme.

Lajme të ngjashme