Filmi “Nëntor i Ftohtë” tashmë në Netflix
Filmin kosovar nën regji të Ismet Sijarinës “Nëntor i Ftohtë” tash mund ta gjeni edhë në platformën e Netflixit.
Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar në lidhje me këtë, duke e vlerësuar si një lajm të mirë për kinematografinë kosovare.
“Miq, nje lajm i mire i akshamit, javes dhe muajit. Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithe, regjisorin, bashkepunetoret, bashkeproducentet. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe”, ka shkruar Fatmir Spahiu.
Filmi “Nëntori i Ftohtë” në Netflix ka titullin në anglisht “Cold November”.
Filmi flet për një aktivist, i cili në vitet e 90-ta punon si arkivist në një kompani në Kosovë, ku shqiptarët kishin braktisur insitucionet në kuadër të sistemit paralel, dhe duhet që të zgjedhë mes dy opsioneve që i ofrohen, atë që ta lërë punën dhe të ketë probleme për të mirëmbajtur familjen apo të paragjykohet nga shqiptarët.
Aktorë të filimit janë Fatmir Spahiu, Adriana Matoshi, Kushtrim Hoxha dhe Emir Haxhihafizbegoviq.