Regjisori thotë se karakteri i Daniel Craig në Knives Out është homoseksual
Gjatë konferencës për shtyp të Festivalit të Filmit në Londër për pjesën e dytë të filmit shumë të njohur, Glass Onion: A Knives Out Mystery, një gazetar pyeti Johnson për orientimin seksual në një prej skenave të filmit mister, sipas Vulture.
Reporteri pyeti nëse një skenë që tregon detektiv Benoit Blanc duke jetuar me një burrë implikon se ai është homoseksual, pyetje ndaj të cilës reporteri/regjisori u përgjigj: "Po, ai qartazi është".
Derisa regjisori nuk diskutoi cili aktor luajti rolin e të dashurit të Blanc, ai potencoi: "Nuk është askush në botë që mund ta imagjinoj se mund t'i sjellë më shumë kënaqësi Benoit Blanc për të qenë me të".
Më herët, Johnson gjithashtu zbuloi gjatë Festivalit të Filmit të Tornots se dëshiron të bëjë më shumë filma me Blanc, "derisa Daniel ma bën bllok në telefon".
Filmi do të shënojë gjithashtu meritën e fundit për Angela Lansbury, pasi ajo do të shfaqet në një video-telefonatë si vetvetja.
Bëhet rrethi i plotë për aktorin e ndjerë, i njohur më së miri për serialin e gjatë të dramës kriminale Murder She Wrote, në të cilin Lansbury luajti Jessica Fletcher, një shkrimtare e mirënjohur e misterit.
Gjatë konferencës për shtyp në Festivalin e Filmit të Londrës, Craig lavdëroi Lansburyn dhe nënvizoi sa "i nderuar" ishte ta kishte atë pjesë të filmit, sipas Business Insider.
Ai u shpreh: "Angela Lansbury ka qenë pesë e jetës tërë jetën time. Mendoj, filmi im i preferuar është Bedknobs dhe Broomsticks".
Stephen Sondheim, legjenda e autorit të misterit të vrasjeve, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 91-vjeçare, do të shfaqet gjithashtu në filmin e ardhshëm.
Johnson pranoi se ishte i shokuar pasi bindi dy ikonat të nënshkruanin.
Ai u shpreh: "Ishin kaq të sjellshëm dhe kaq bujarë. Kur menduam, 'Zoti im, a mendoni se do ta bëjnë ndonjëherë?' Nuk menduam se do ta bënim dhe të dy ata ishin kaq të mirë dhe Angela ishte kaq qejf.
"Shkova në shtëpinë e saj me llaptop për ta filmuar dhe ajo po thoshte 'nuk e di çka do të thonë këto, kështu që veç më trego nëse po e them mirë'."
Regjisori shtoi se puna me Lansburyn dhe Sondheim ishte "njëmend e veçantë" për një "drogaxhi misteresh vrasjeje" siç është ai.
Glass Onion: A Knives Out Mystery do të luajë gjithashtu Edëard Norton, Janelle Monáe dhe Katherine Hahn dhe do të publikohet më 23 nëntor.

