Shikuesit e Netflixit kanë mbetur të tmerruar nga dokumentari i ri në këtë platformë - NACIONALE

Shikuesit e Netflixit kanë mbetur të tmerruar nga dokumentari i ri në këtë platformë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përdoruesit e Netflixit e kanë vërshuar Twitterin të tmerruar, pasi platforma transmetuese publikoi dokumentarin e fundit të krimit.

Gjatë pandemisë, shumë prej nesh ishim të varur ng Netflixi të na mbante të zbavitur, derisa shumë mbetën të obsesionuar nga dokumentarë si "Tiger King" dhe "Don't F**k With Cats: Hunting an Internet Killer".

Pavarësisht se i erdhi fundi pandemisë, etja për vrasës, të dyshuar dhe krim, vazhdoi. Mirëpo, publikimi i fundit duket të jetë i tepërt edhe për fansat më të flaktë të krimit të vërtetë.

Materiali i ri i titulluar "Keep Sweet: Pray and Obey" ka lënë shikuesit duke u rrotulluar nëpër shtretër natën.

Në përshkrimin zyrtar të Netflixit për dokumentarin, shkruhet: "Më 2008, një bastisje dramatike në Rançin e Zionit në perëndim të Teksasit tërhoqi vëmendjen e botës, derisa mbrojtësit e ligjit zbuluan prova shokuese për abuzime seksuale, fizike dhe psikologjike dhe morën në mbikëqyrje mbi 400 fëmijë.

"Materiali u jep shikuesve një vështrim të detajuar në sektin sekret (FLDS) dhe ngritjen e profetit të vetshpallur, Warren Jeffs".

Materiali përmban katër episode dhe secili fokusohet në "storiet shokuese personale të disa grave dhe burrave të guximshëm që ikën".

Dokumentari gjithashtu përfshin "pamje që nuk janë parë më herët nga arkiva".

"Nga martesa e detyruar e të miturve dhe shtatzënia, në një zbërthim të plotë në një kult kriminal shtypës nën sundimin e Warren Jeffs, historia zbulon trimërinë e jashtëzakonshme që lufton kontrollin tiranik në Amerikën moderne", vazhdon përshkrimi.

Sidoqoftë, dokumentari ka dalë të jetë i tepërt për shumë shikues, teksa u kujtoi një tjetër serial po aq trishtues.

Një përdorues i Twitterit, shkroi: "Shikova 'Keep Sweet, Prey and Obey' mbrëmë dhe nuk po mund ta largoj nga koka. Është viti 2022 dhe ne po jetojmë në 'Handmaid's Tale'."

'The Handmaid's Tale' është një novelë e vitit 1985 e shkruar nga Margaret Atwood, e cila më vonë ishte shndërruar në serial amerikan.

Ngjashëm me 'Keep Sweet: Pray and Obey' - por i përbërë nga një storie fiktive - në adaptimin e Atwood shoqëria sundohet nga një regjim fanatik religjioz, që i shikon si skllave gratë fertile, për shkak se fertiliteti ka rënë në mënyrë dramatike.

Një tjetër përdorues u pajtua: "Dokumentari 'Keep Sweet Prey and Obey' në Netflix është si Handmaids Tale paksa".

"Dokumentari është tmerrues. Sa kisha të tjera përdorin Zotin për të frikësuar njerëzit që të bëjnë gjëra ABSURDE", shkroi përdoruesi i tretë.

"A e keni parë 'Keep Sweet: Prey and Obey' në Netflix ende, sepse unë thjesht nuk mund të flija pasi e pashë. Isha kaq i stresuar", u shpreh tutje një tjetër.

Lajme të ngjashme