Përdoruesit e Netflixit thonë se filmi më i shikuar aktualisht i platformës duhet të 'evitohet me çdo kusht' - NACIONALE

Përdoruesit e Netflixit thonë se filmi më i shikuar aktualisht i platformës duhet të 'evitohet me çdo kusht'

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Filmi i ri aksion i Netflixit i ka lënë shikuesit seriozisht të paimpresionuar, me një që sugjeroi se mund të jetë filmi "më i keq" që ka parë ndonjëherë. Nëse kjo nuk ju ndihmon të hiqni dorë, mund ta shikoni trailerin më poshtë.

"Interceptor" ka rrëmbyer primatin si filmi më i shikuar i Netflixit në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, por një grup shikuesish ka paralajmëruar të tjerët të mos e shikojnë.

Filmi u publikua në Netflix më 3 qershor, dhe bëhet fjalë për një kapitene ushtrie (luajtur nga Elsa Pataky), e cila mëson për një sulm të koordinuar të njëkohshëm që kërcënon stacionin e përgjimit të raketave në distancë që ajo komandon.

Më pas ajo përballet me detyrën e vështirë për të penguar planin e keq të Alexander Kesselit (Luke Bracey); ose siç shprehet Netflix: "Me vetëm minuta të mbetur, Collins duhet të përdorë vitet e saj të trajnimit taktik dhe ekspertizën ushtarake për të vendosur se kujt mund t'i besojë dhe të ndalojë Kesselin dhe mercenarët e tij të fshehtë që të përfundojnë misionin e tyre të shtrembër dhe të tmerrshëm."

Sidoqoftë, pavarësisht stories që në shikim të parë duket interesante dhe paraqitjes së shkurtër të Chris Hemsworth, i cili ishte producent ekzekutiv, shikuesit nuk janë ndarë të impresionuar.

Duke shkruar në Twitter, njëri tha: "'Interceptor' mund të jetë një prej filmave më të këqinj që janë bërë ndonjëherë, por fatkeqësisht e shikova. Edhe më fatkeqësisht, është i pari në Netflix."

Një tjetër tha: "Shikova 'Interceptor' në Netflix. Mund të jetë filmi më i keq që kam parë në jetë. I lirë, dhe aktrim i tmerrshëm. Ruajeni kohën, mos u malltretoni."

Derisa i treti komentoi: "Ky film është shaka. Kjo është dashur të jetë parodi, ju lutem. Nuk ka shans që ata e kishin seriozisht. Jo."

Dikush tjetër shkroi: "Nëse po kërkoni një film për të parë në Netflix, 'Interceptor' duhet të shmanget me çdo kusht. E përsëris, mos klikoni aty."

Ndërkohë, filmi ka një vlerësim të dobët prej 4.5 në 'IMDB' dhe ka marrë një përqindje prej vetëm 44% të kritikëve në 'Rotten Tomatoes', derisa vlerësimi i audiencës është edhe më i ulët prej 25%.

Por jo të gjithë e urryen, një fans shfrytëzoi Twitterin për të thënë: "Unë absolutisht e shijova 'interceptor' dhe ka kualitete të filmave të vjetër me të cilët jam rritur."

Dhe një tjetër shkroi: "Epo, e shikova 'Interceptor' në Netflix. Nëse ju përlqen aksioni dhe skenat joreale, ky film është për ju. Nuk duhet ta merrni seriozisht këtë film, por është qejf me disa skena të mira aksioni."

Sidoqoftë, ju mund të vendosni vetë, derisa 'Interceptor' është i disponueshëm aktualisht në Netflix për t'u shikuar.

Lajme të ngjashme