Quentin Trantino thotë se filmbërësit modern mezi presin të vdes zhanri i filmave me superheronj - NACIONALE

Quentin Trantino thotë se filmbërësit modern mezi presin të vdes zhanri i filmave me superheronj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Derisa DC dhe Marvel kanë dominuar industrinë e filmit (të mos përmendim, të fitimprurjes) në disa vitet e fundit, mos prisni që regjisori Quentin Tarantino t'i japë dritën e aprovimit në të ardhmen e afërt.

Tarantino u ul me Los Angeles Times për ta promovuar librin e ri, Cinema Speculation, kur e pranoi se filmbërësit mezi presin që filmat me superheronj të vdesin.

Ai shtoi se zhanri të jep ndjesinë e ngulfatjes.

Tarantino gjithashtu krahasoi filmat e superheronjve me adaptimet muzikore të viteve të 60-a, derisa regjisorët u ngazëllyen kur zhanri humbi famën në mesin e fansave.

Ai vazhdoi: "Shkrimi ende nuk është në muri. Mënyra si shkoi në vitin 1969 kur ishte ajo ndjesia 'oh, zoti im, ne hodhëm para në gjëra për të cilat askujt nuk i intereson më'."

I pyetur pse nuk ka punuar asnjëherë në ndonjë film me superheronj, Tarantino tha se ai nuk ka interesim të futet në këtë zhanër, pasi nuk është "dorë e punësuar".

Ai shtoi: "Nuk jam në kërkim të një pune".

Derisa regjisori nuk duket se e kupton konceptin e filmave me superheronj, ai zbuloi se është larguar nga kinemaja në vetëm dy filma gjatë jetës.

Befasisht, asnjëri prej tyre nuk është prodhim i DC apo Marvel.

Regjisori i The Reservoir Dogs zbuloi se shkoi ta shihte Bambin si fëmijë, dhe u largua menjëherë pasi nëna e Bambit u vra në pyll me armë zjarri.

Ai tha: "Mendoj se Bambi njihet si film që traumatizoi fëmijët. Është klishe, por është e vërtetë".

Ai shtoi se filmi i dytë është Last House on the Left.

Regjisori njihet për përdorim ekstrem të dhunës nëpër filmat e tij, megjithatë, filmi në fjalë i zhanrit triller doli të jetë i tepërt për të.

Ai shtoi: "Last House on the Left dhe Bambi renditen pranë njëra-tjetrës. Të dy zënë vend në pyll, dhe të dy më bënë të thosha 'duhet të largohem nga këtu'."

Mirëpo, në një paraqitje për Jimmy Kimmel Live javën e kaluar, 59-vjeçari zbuloi se Texas Chainsaw Massacre, Jaws, The Exorcist, Annie Hall dhe Back to the Future ishin në mesin e favoritëve.

Lajme të ngjashme