Njerëzit janë të bindur se së shpejti do të vijë pjesa e katërt e filmit ikonik 'Back to the Future' - NACIONALE

Njerëzit janë të bindur se së shpejti do të vijë pjesa e katërt e filmit ikonik 'Back to the Future'

1 vit më parë

nga NACIONALE

Christopher Lloyd ka shkatuar 'trazira' në rrjetet sociale, pas disa postimeve kriptike, të cilat disa njerëz besojnë se janë shenjë për ribashkimin e Back to the Future.

Lloyd, i cili luan rolin ikonik të karakterit Dr Emmet Brown në filmat Back to the Future, shpërndau një foto të vetën duke qëndruar afër yllit tjetër të filmit, Michael J. Fox.

Foto u shpërnda me titullin: "Koha".

Në një postim tjetër, Lloyd tha: "Nëse kalkulimet e mia janë korrekte, kur ky lajm të marrë shpejtësinë 100 km/h... do të shihni m*t serioz (në Instagram)".

Në një foto tjetër në Instagram të tij dhe Fox, Lloyd shkroi: "Prit, mos thuaj asgjë, Michael J Fox. Ende kemi kohë".

Ai shtoi: "Nuk mund ta them ende, por e ardhmja mban diçka shumë të veçantë për ty... qëndro i lidhur".

Lloyd gjithashtu ka bërë postime të emojive me orë, rreshta nga tre filmat, dhe referenca të përsëritura të kohës dhe "Great Scott", fraza e tij e famshme në filma.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer si rezultat, me shumë fansa që kanë ndarë ngazëllimin në Twitter.

Një shfrytëzues tha: "Nuk mund të jetë Back to the Future 4, pas tërë kësaj kohe?"

Një tjetër shtoi: "Prit, pra a po ndodh vërtetë Back to the Future 4".

I treti shtoi: "Do ta humbas mendjen nëse e bëjnë Back to the Future 4".

Disa fansa, megjithatë, nuk ishin aq të interesuar.

Një shfrytëzues tha "ju lutem mos e ribëni Back to the Future".

Një tjetër tha: "A po e paralajmërojnë hapur Back to the Future 4? E gjej të vështirë ta besoj".

Talljet e Lloyd në rrjetet sociale erdhën një muaj pasi dyshja dinamike përloti fansat me një ribashkim në Nju Jork Komik Kon.

Pasi atij iu bashkangjit Lloyd, dyshja u përqafua para se të uleshin në një kolltuk për t'iu përgjigjur pyetjeve të fansave.

Duke publikuar pamjet në Facebook, fansi Carl Mitchell shkroi: "Back to the Future ribashkimi në Komik Kon të Nju Jorkut. E trishtë të shoh Michael J Fox kështu por ai është kaq luftëtar. Ai përqafim me Christopher Lloyd ishte kaq emocional".

Klipi shpejt shkoi viral derisa u shpërnda nëpër rrjetet sociale, me një person që u shpreh në Twitter: "Nuk po qaj, ti po qan".

Lajme të ngjashme