Netflixi bllokon përmbajtje për shfrytëzuesit që paguajnë më pak - NACIONALE

Netflixi bllokon përmbajtje për shfrytëzuesit që paguajnë më pak

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Me planin e ri buxhetor të Netflixit, platforma ka bllokuar shfrytëzuesit nga qasja në përmbajtje të caktuar.

Platforma transmetuese konfirmoi planin e ri për të realaksuar çmimin e lart, dhe vjen për vetëm 5 funta në muaj.

Programi i ri me reklama lejon shfrytëzuesit të shikojnë në një pajisje përgjatë periudhës në HD 1080p, për dallim nga rezolucioni Ultra HD në platformat tjera.

Para këtij plani, i cili filloi të miratohet më 3 nëntor, Netflix tha: "Prej sot, plani i ri i Netflixit - bazik me reklama - është i disponueshëm në Britani, duke filluar nga 4.99 funta në muaj.

"A do të thotë kjo se plani i Netflixit që tashmë keni do të ndryshojë?

"Jo, nuk do të ndryshojë, veç nëse zgjedh këtë plan të ri".

Mirëpo, gjiganti transmetues gjithashtu ka zbuluar se disa filma dhe TV programe nuk do të jenë të disponueshme.

Këtu përfshihen edhe hit serialet e preferuara të fansave, Suits dhe House of Cards.

Netflix shpjegoi në uebsajtin e vet: "Ndryshe nga planet tjera, reklamat do të shfaqen para ose gjatë shumicës së TV spektakleve dhe filmave.

"Duhet të prisni një mesatre prej 4 minutave reklama çdi irë (kjo mund të jetë e bazuar në titullin që po shikoni)."

Në të shtohej: "Disa TV spektakle dhe filma nuk janë të disponueshme të shikohen me reklama për shkak të kufizimeve të licensimit.

"Këta tituj do të kenë një ikonë dryri kur i kërkoni në Netflix".

Jeremi Gorman, presidenti i marketingut në Netflix, tha: "Bazike me Reklama - një plan me gjithçka që njerëzit e duan për Netflixin, me një çmim më të ulët, me disa reklama në mes.

"Mishërohet me planet tona aktuale dhe u dhuron konsumuesve më shumë zgjedhje për akses në filma dhe seriale për të cilat njerëzt po flasin aktualisht".

Krahasuar me planet tjera të Netflixit, Bazikja dhe Reklamat kushtojnë 5 funta në muaj, derisa vetëm "Bazike" është 7 funta me vetëm një akses për ekran njëkohësisht.

Standardi është 10.99 funta në dy ekrane njëkohësisht, me HD-në të disponueshme.

Premiumi është 15.99 funta me katër ekrane të përdorshme njëkohësisht. Ultra HD është gjithashtu e disponueshme.

Gorman shtoi: "Pjestarët nga 12 vende mund të presin të shohin reklama nga disa prej brendeve më të njohura botërore, si GM, L'Oreal, McDonald's, LVMH, Subway, Target, Heinz dhe Carnivel Cruises".

Bashkëpronari i Netflix, Reed Hastings njoftoi për planet qysh në prill për abonimet me reklama.

Siç raportohet nga The Hollywood Reporter, Hastings tha se ai më herët kishte qenë "kundër kompleksicitetit të reklamave, dhe një fans i madh i thjeshtësisë së abonimit.

"Por, sado fans i kësaj që jam, jam fans më i madh i zgjedhjes së konsumuesit. Dhe t'u japim mundësinë konsumuesve të kenë çmim më të lirë dhe tolerantë ndaj reklamave, të marrin atë që dojnë, ka shumë logjikë", konkludoi ai.

Lajme të ngjashme