Shtëpia që inspiroi horrorin e Netflixit, mezi u shit pasi njerëzit e morën vesh çka kishte ndodhur në të - NACIONALE

Shtëpia që inspiroi horrorin e Netflixit, mezi u shit pasi njerëzit e morën vesh çka kishte ndodhur në të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Filmi më i ri horror në Netflix, me yje si Naomi Watts dhe Bobby Cannavale - erdhi pikërisht në kohë për Halloween.

A jeni gati për tmerr? Shikoni trailerin më poshtë.

The Watcher flet për një çift i cili transferohet në shtëpinë e re të ëndrrave me familjen, gjithçka për t'u shndërruar në makth për ta shpejt.

Dean (luajtur nga Cannavale) dhe Nora (luajtur nga Watts) fillojnë të pranojnë letra shqetësuese nga dikush që e quan veten 'The Watcher, apo 'Vëzhguesi', i cili thotë se është detyrë e tij që gjithmonë ta shikojë shtëpinë.

Seriali është në fakt i bazuar në storie të vërtetë, me familjen Broddus nga Nju Xhersi që kishte rënë viktimë e njëmendtë e Vëzhguesit.

Përgjatë kohës së tyre në shtëpi, mes viteve 2014-2019, Derek dhe Maria Broaddus vazhdimisht pranuan letra kërcënuese nga një përndjekës anonim.

Para se të krijohej seriali i Netflix nga Ryan Murphy, storia e familjes në fjalë ishte publikuar nga The Cut.

Me gjithë storiet që qarkullonin rreth shtëpisë, familja Broaddus pati vështirësi ta shiste.

Pasi shumë agjentë dështuan, çifti kontaktoi me David Barbosa, një agjent listues dhe pronar i David Reality Group më 2019, për ta shitur shtëpinë 1.4 milionëshe.

Në një intervistë me Entertainment Weekly, Barbosa tregoi storien rreth shitjes së shtëpisë problematike.

Ai tha: "Kishte një milion storie për atë që kishte ndodhur në atë shtëpi.

"Kishte kaq shumë stigma rreth shtëpisë. Kjo ishte pengesa jonë më e madhe. Të tejkalonim stigmat. Plus, kishe njerëz që kalonin nga shtëpia, bënin foto, vinin para dere. Ishte çmenduri".

Pavarësisht këtyre vështirësive, agjenti tha se ekipi i tij nuk pati hezitime rreth përpjekjeve për ta shitur, derisa e listoi me çmim të ulur prej 1 milion dollarëve, në mars të vitit 2019.

Për shkak të shumë tentativave të dështuara nga agjentë të tjerë për ta shitur shtëpinë, çmimi kishte kuptim, "me shumë të interesuar rreth shtëpisë", sipas Barbosas.

Agjenti tha se u bë e vështirë për blerësit potencialë të mos e dinin storien e shtëpisë për shkak të vëmendjes mediatike.

Barbosa gjithashtu insistoi se blerësit potencialë do të kenë nevojë të bëjnë një hap tjetër nëse donin të bënin ofertë.

Ai vazhdoi: "Marrëveshja ishte se, nëse donit të bënit një ofertë për shtëpinë, duhej të shkoje në zyrën e avokatit dhe të shikoni provat, kështu që ju ta kuptonit saktësisht çka ndodhi".

Vetëm katë rmuaj pasi u fut në listë për shitje te Barbosa, agjenti arriti një marrëveshje me një çift të ri në vitin 2019.

Barbosa tha se çifti "nuk kishte fare shqetësime" me blerjen e shtëpisë dhe arriti një marrëveshje për 959 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme