Filmi i ri horror që zgjatë dy orë e gjysmë po i bën njerëzit të vjellin dhe t'u bie të fikët nga tmerri - NACIONALE

Filmi i ri horror që zgjatë dy orë e gjysmë po i bën njerëzit të vjellin dhe t'u bie të fikët nga tmerri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një film i ri horror i ka bërë shikuesit të vjellin dhe të humbin vetëdijën për shkak të skenave tensionuese të tmerrshme dhe shqetësuese.

Filmi, Terrifier 2 sapo është lansuar në ShBA, dhe menjëherë ka marrë kritika pozitive, duke tërhequr një vlerësim prej 91% në uebsajtin kredibil të vlerësimit të filmave, Rotten Tomatoes.

Filmi vazhdon storien e Art the Clown, derisa përndjek një vajzë tinejxhere dhe vëllain e saj natën e Halloween-it.

Pjesë të filmit besohet të jenë aq të rënda dhe të dhunshme, sa disa kinema është dashur të telefonojnë shërbimet emërgjente për shkak se shikuesit kanë humbur vetëdijën.

Pavarësisht dhunës dhe horrorit, filmi ka marrë kritika jashtëzakonisht të mira, me disa që e kanë quajtur "filmi më i mirë horror i vitit".

Një fans i cili shikoi filmin, e etiketoi si "rrëmujë.

"Një film epik rrëmujë që shtypë limitet për 2.5 orë.

"Nëse ishit fans i filmit të parë, mos e humbisni shansin të shihni këtë në ekranin e madh".

Fansa të tjerë ishin po aq të ngazëllyer me horrorin brutal, me një tjetër që shtoi: "Terrifier 2 ju e keni tejkaluar veten. Kaq shumë kaos. 2022 ka qenë viti më i madh në histori të horrorit".

Filmi është lansuar në kinematë e ShBA-së dhe ka qenë hit i madh në mesin e komunitetit të atyre që pëlqejnë filmat horror, por disa kanë ndarë storie të të tjerëve që nuk e shijuan filmin aq shumë.

Një fans shpjegoi: "Terrifier 2 ishte një rrëmujë e tmerrshme. Një burrë prapa meje humbi vetëdijën dhe u përplas për karrigen time, një tjetër u largua sepse nuk ndihej mirë. E mbi dëgjova duke e thënë. Dhe duke ecur drejt derës së kinemasë dëgjova një burrë duke vjellur rëndë dhe zëshëm në banjo".

I dyti shtoi: "Shokut tim i ra të fikët dhe kinemaja telefonoi një ambulancë. E rekomandoj fuqishëm".

Filmi është aq i rëndë, sa që producenti i Terrifier 2, Steve Barton, publikoi një paralajmërim në faqen e tij të Tëitterit për shikuesit potencial: "Ky film përmban skena grafike të dhunës dhe prerjeve brutale horroriale.

"Shikuesit që janë të dobët nga zemra ose kanë stomakë të dobët, këshillohen të bëjnë kujdes esktrem.

"Ka pasur shumë raste të humbjes së vetëdijës dhe vjelljes në kinema. Për ata që zgjedhin të vazhdojnë, jeni paralajmëruar..."

Shikoni trailerin e filmit më poshtë.

Lajme të ngjashme