Pse, rrallë ose kurrë, karakteri kryesor në filma është gej?
Një lum i madh arsyesh, argumentesh e kundërargumentesh mund të dalin nga kjo pyetje e vetme.
Përveç nëse krejt filmi është i ndërlidhur me marrëdhëniet dhe eksperiencat e njerëzve gej në shoqëri, vështirë se në ndonjë të buxhetit të lart apo me bujë të madhe, karakteri kryesor është gej, aq më pak në filmat kosovarë.
Sidoqoftë, sot Anibari i vuri dritë një këndvështrimi tjetër, me "programin e veçantë" të quajtur "bashkëkohësitë Queer" ku u shfaqën plot 11 filma.
Të gjithë filmat ndërlidheshin me vështirësitë dhe sfidat e njerëzve gej dhe pikëpamjeve të tyre ndaj një bote jo fort tolerante për orientime të tilla seksuale, por disi duke gërshetuar edhe aspektin komik e pozitiv të krejt narracionit.
Kate Jessop, e cila kishte krijuar programin e filma QUEER në Anibar, mori fjalën fillimisht në hapje ku tregoi se para se të vinte në Kosovë, kishte marrë një listë të "vendeve të sigurta" nga miqtë ku komuniteti në fjalë kryente aktivitetet në rrethana liberale, e që Kosova - natyrisht - nuk kishte qenë pjesë e saj.
Pasi u shfaqën të gjithë filmat, Katen e zura në dalje e sipër për t'i bërë ca pyetje që më interesonin,

"Mendoj se është shumë e rëndëishme t'i kemi këto lloj platformash, sidomos në vend që kanë probleme me të drejtat e njeriut, ose martesa të barabarta etj", u shpreh fillimisht Kate.
"E rëndësishme është që të tregohen këto lloj storie, kështu që njerëzit të mësojnë më shumë rreth njerëzve nga grupe të ndryshme të minoriteteve".
Por si shikohet nga jashtë Kosova, kur bëhet fjalë prë të drejtat e njerëzve që janë gej? Ishte pyetja që i bëra tutje Katet.
"Sa i përket përceptimit të jashtëm për Kosovën, unë në fakt nuk pata asnjë të tillë kur erdha këtu. E dija se nuk është në 'listën e sigurtë' apo nuk kishte të renditje të lartë në këtë listë. Kështu që, për këtë arsye e vlerësova shumë kur erdha këtu. Nuk përjetova asnjë paragjykim, apo jo para fytyrës të paktën, kështu që kjo më pëlqeu shumë. E vlerësoj shumë mbështetjen që më ka dhënë Anibari", u shpreh fillmisht ajo, para se të elaboronte tutje mbi 'listën e sigurtë' të vendeve për komunitetin LGBTI.
"Nëse flasim për 'listën e sigurtë' të LGBTI, vendet rangohen nëse kanë të drejta të barabarta të martesës dhe probleme me të drejtat njerëzore, këso lloj gjërash.
"Për shembull, në krye të kësaj liste janë vende si Suedia, Malta e të tjera. Kështu që shumë vende sovietike janë goxha poshtë në listë, apo nuk janë fare në të. Fatkeqësisht për mua, shumë vende që nuk janë pjesë e 'listës së sigurtë' kanë shumë festivale tradicionale të animacionit".
Kate qartazi po e merrte shumë seriozisht "listën e vendeve të sigurta për komunitetin LGBTI" dhe bën mirë, derisa në audiencë kishte pjestarë të këtij komuniteti nga Kosova.
"Ke shumë mirë me pa një kallabëllak të filmave QUEER", tha fillmisht Tea.
"Secili person QUEER mundet me u mishëru me qato skena, humore, probleme të njëpasnjëshme që i kemi ne si komunitet".
Tutje, Tea nënvizoi problemin e gjithëpërfshirjes, pa qenë e nevojshme të krijohet një "program i veçantë", por të përfshihen filma të tillë në transmetime e programe jo të veçanta.
"E shijova shumë, edhe çka kisha dashtë është që qekjo kategori me qenë e ndame nga të tjerat po me qenë e përfshime në kategoritë që janë të përgjithshme për krejt filmat. Më mirë është këta filma me qenë në kategori me krejt, se sa me qenë një ekstra për QUEER, në mënyrë që krejt me u ndi më të përfshirë".
Fryma liberale ndaj komunitet QUEER në Kosovë ka ende shumë punë të përhapet me shpejtësi më të kënaqshme, por e vështirë të mos themi se janë bërë ca hapa progresiv, edhe pse ndoshta "bebeje", por qoftë edhe një gjysmë hapi është progres, apo jo?
