Pse duhet të shikoni serialin ‘’Beef’’ nga Netflix këtë vikend?
Pas shumë rekomandimesh në rrjetet sociale, njerëz të shumtë duke biseduar dhe tentuar që të analizojnë serialin më të ri të Netflix ‘’Beef’’, vendosa që të ia hedh një sy. Në fakt, ia hodha të dy sytë.
Si rikujtim, nuk jemi duke folur për mish dhe për ata që se kanë parë ende serialin ky artikull mund të përmbaj informacione ‘’spoilers’’.
Nëse mendoni se episoda e parë do ta ndërtojë narracionin ngadalë duke ndërtuar karakteret, jeni shumë gabim pasi që ndërtimi i karaktereve zhvillohet aq shpejt sa në fund të episodës së parë mund të parashikoni gjysmën e episodeve, por asnjëherë fundin.
Ngjarja fillon me një takim të furishëm në mes dy personazheve kryesore, pikërisht në parkingun e një supermarketi, ku dy personazhët janë dukë kaluar një ditë mjaft të vështire.
Një ditë e zakonshme ku pa dashje bllokon rrugën e supermarketit më makinë në thelb mund të duket si asgjë, mirëpo për Danny Cho (Steven Yeun) dhe Amy Lau (Ali Wong), kjo është si një sulm personal, ku fillojnë ndjekjen me makina në tëre qytetin për të gjetur një ngazëllim për ditën e dëshpëruar.
Zakonisht, kur njerëzit flasin për takime rastësore me njerëz të tjerë, ne mendojmë për të mirë. Siç është rasti që ka një shans në tete miliardë për të gjetur shpirtin binjak , ose është ndonjë lloj rastësie të lumtur që një i huaj mund të ndryshojë jetën tuaj për mirë.
"Beef" propozon skenarin frikësues në të cilin një moment njëherë në jetë mund të rezultojë në gjetjen e armikut tënd të vdekshëm dhe mundësinë e tmerrshme që dikush që nuk kemi takuar kurrë më parë mund të ndryshojë jetën tonë për keq.
Në "Beef", hakmarrja nuk është vetëm personale, ajo kalon në një nivel tjetër at te egos se brendshme, dëshirës që të mbizotërosh hakmarrjen.
Përplasja e dy karaktereve kryesore, të cilët vijën nga një nivel ekonomik i ndryshëm, ku në njërën anë kemi Danny Cho (Steven Yeun) ,i cili përpiqet që më punën e tij prej mirëmbajtësi, të mbështes prindërit e tij në Kore dhe vëllain e tij të vogël i cili jeton më të dhe Amy Lau (Ali Wong), themeluese e një kompanie të suksesshme, e cila kujdesët për vajzën e sajë dhe bashkëshortin i cili qëndron në shtëpi të merret më punimin e skulpturave.
Presioni për të punuar për të u kujdesur për familjen dhe në anën tjetër presioni për të shijuar jetën të cilën e ke ndërtuar përplasin karakteret dhe i dërgojnë drejt një vetmie dhe depresioni të cilin përpiqen që ta fshehin nga familjarët e afërt mirëpo e shfaqin tek personat e pa njohur.
Amy dhe Danny kanë vetëm dy gjëra të përbashkëta: Ata janë në kufirin e‘’burned out’’,nga jeta e përditshme.
Asnjëri nuk mund të largohet nga zemërimi dhe bëhet një moment që ndryshon jetën e tyre përgjithmonë.
Në vend që ta fshijnë atë, Amy dhe Deni mësojnë përmendësh secili targën e makinës se njeri tjetrit dhe fillojnë një luftë të përshkallëzuar terrori.
Deni viziton shtëpinë e saj nën pretendimin se është një kontraktues për rregullimin e qetisë së shtëpisë, gjersa është duke inspektuar brenda në shtëpi, ai kërkon të përdorë banjën dhe urinon në të gjithë banjën, kjo gjë e acaron Amyn, ku hakmerret duke lyer kamionin e tij me mbishkrimin "Unë jam i varfër".
Deni gati djeg makinën luksoz të Amy-t me vajzën e saj brenda, dhe kjo është vetëm në episodin e tretë.
Vendimi i Danny për të mos i vënë flakën makinës së Amy-t me një fëmijë të vogël brenda është një nga momentet e pakta, të shkurtra të lehtësimit që drejtuesi i shfaqjes Lee Sung Jin i jep audiencës gjatë 10 episodeve nxitëse të shfaqjes.
Ajo që e bën ‘’Beef’’, ankthues dhe kaq tërheqës është se ai eksploron plotësisht se çfarë do të thotë të lëndosh dikë. Sigurisht, Amy dhe Danny mund të përdorin dhunë dhe të dëmtojnë fizikisht tjetrin, por kjo është shume e thjeshtë. Ata duan më shumë.
Ndërsa mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, të dy kuptojnë se mund të bëjnë më shumë dëm duke vënë në shënjestër njerëzit që personi tjetër i do më shumë. Dhe ndërsa shfaqet shfaqja, ekziston një frikë në rritje, me zemër në stomak, se Deni do të largohet pas qershorit ose Xhorxhit, ose se Amy mund të hakmerret duke lënduar Paulin ose prindërit e Denit - njerëz të pafajshëm që nuk kanë asnjë pjesë në këtë grindje.
Sa më shumë që Amy dhe Deni të rritin grindjen e tyre, aq më të pambrojtur bëhen anëtarët e familjes së tyre. Amy dhe Deni distancohen pa dashje nga të dashurit e tyre, në një përpjekje për ta mbajtur të fshehtë luftën e tyre në përshkallëzim. Dhe në mënyrë tinëzare, Amy dhe Paul bëhen më të ngulitur në jetën e njëri-tjetrit.
Shënime nga autori: Shtjellimi i vetmisë, lufta me depresionin, presionin prindëror si dhe telashet financiarë, më të cilat një person përballët në mes të 20 tave dhe fillim të 30-tave, shpalosën në një mënyre të vrazhde dhe pa ndonjë emocion. Treguesi më i mirë është kur protagonisti kryesor Dan, udhëton më makinë më shumë se një orë për të arritur tek rrjeti i tij i preferuar i ushqimit të shpejtë. Skena ku është duke ngrenë 3 hamburger një kodër i vetmuar gjersa është duke u ngulfatur në ushqim dhe tentuar që të kontaktoj kompani për ta punësuar, ndërsa fillon të qajë.
Në anën tjetër Amy, shihet duke masturbuar më një armë të cilën mban në kasaforte, pasi që jeta e saj seksuale është aq ‘’vanilla’’, siç e përshkruan vet karakteri dhe pothuajse inegzistente, që nga momenti kur ka lindur fëmijën e parë. Pamundësia për të kaluar më shumë kohë më fëmijën e saj dhe për të shijuar ‘’luksin’’, të cilin e ka krijuar vet, e shpie drejt një dëshpërimi të brendshëm të cilin nuk mund ta diskutoj më askënd pasi që jeta e sajë në sytë të tjerëve është perfektë.
Seriali është vlerësuar më notën më të lart nga kritikët dukë marr 98% të votave të tyre në Rotten Tomateos, dhe 88% të votave të audiencës.
Nëse këtë javë nuk jeni shumë të ngarkuar më punë apo gajle të tjera, Nacionale ju sugjeron të shikoni këtë serial, por gjithmonë mund ta shfrytëzoni edhe këtë vikend më shi.
Fundi i ‘’Beef’’, është perfekt, nuk ka nevojë për një sezon tjetër.

