Për Shën Valentin: Letërkëmbimi mes aktivistes shqiptare dhe serbe që na tregojnë se “dashuria nuk njeh kufij”
Teksa nata e Shën Valentinit po shkon drejt orëve të fundit të saj, dhe mijëra çifte po shijojnë momentet e tyre intime ose të shkëmbimit të dhuratave, ne ju sjellim një letërkëmbim “dashurie” mes dy grave të cilat na dëshmojnë se dashuria nuk njeh ndarje etnike.
Bëhet fjalë për letrat që Igballe Rugova si aktivistja e parë lesbike në Kosovë ka shkëmbyer me aktivisten tjetër lezbike nga Beogradi Lepa Mladjenoviç.
Ky letërkëmbim që është i mbushur me plot momente që kanë forcuar lidhjen mes Igit dhe Lepas ishte publikuar në kuadër magazines “Kosovo 2.0” me temën “Seks” që në vitin 2013 kishte ngjallur reagime të ashpëra.
Në këtë letër këmbim të Igballe Rugovës dhe Lepa Mlladjenoviç ato rrëfejnë sesi kanë inspiruar njëra-tjetrën duke i dhënë raportit të tyre një kuptim që tejkalon lidhjen e zakonshme dashurie.
Është një letër këmbim që tregon sesi dy lezbike në Kosovë dhe Serbi ndajnë të njejtin fat: atë të mos pranimit dhe luftës per të fituar lirinë për të dashuruar. Këdo, të secilës etni.


Letra e plotë:
E dashur Lepa, Draga Lepa,
Kosovo 2.0 më ka kërkuar të shkruaj si personi i parë ‘haptazi’ lesbike në Kosovë. Për më shumë se një muaj kam pasur një luftë të brendshme: çfarë të shkruaj? Kam një imazh për të mbajtur si gruaja e parë e martuar me një grua në ish-Jugosllavi.
Ti ishe në dasmën tonë në 1996, të kujtohet? Partnerja ime aso kohe Rachel kishte një kurorë me lule dhe një fustan. Unë kisha veshur pantallona. Ne kërcyem me gëzim në shi, si çdo çift në ditën e tyre të dasmës. Por ata që dikur i konsideroja miq në Kosovë e përdoren historinë tonë të bukur. Unë doja ti shkruaja hapur Kosova 2.0 për hipokrizinë e të ashtu quajtureve ‘aktivistët e të drejtave të njeriut’ dhe gazetarëve që i harrojnë këto të drejta kur bëhet fjalë për homoseksualitetin.
Ata shkrojtën informacione të pasakta, duke u tallur dhe e quajtur historinë tonë një orgji nën shi. Ata desh shkatërruan çfarë do të ishte një nga momentet më të bukura të jetës time.
Shpatulla të ftohta dhe shikime të ashpra na pritën mua dhe Rachel kur u kthyem në Kosovë, ndryshe nga buzëqeshjet dhe urimet.
Vetëm me mbështetjen e familjes unë munda të përballesha fort me paragjykimin. Nëse familja ime nuk do të më kishte mbështetur në 1996, nuk do isha këtu ku jam sot si shumë gej dhe lesbike të cilët kanë kërkuar pranimin jashtë Kosovës. Kjo më bëri të shkruaja për familjen time, dhe sa e rëndësishme është mbështetja familjare për njerëzit LGBT…
Por e dashur Lepa, jam akoma jo e bindur për të ndarë këto histori. Sot në Kosovë ne kemi akoma media homofobike që kërkojnë të mashtrojnë. Kam frikë se njerëzit do të keqpërdorin historinë time. Gjatë luftës time të brendshme për të shprehur veten si një skeptike, për lexuesin kurioz apo kushdo që e lexon më erdhi letra jote.
E kam lexuar qindra herë, dhe po aq herë më emocionon. Ti më kujtove për vitet e hidhura të ’90: lufta që kishim në Kosovë por edhe momentet e bukura që kaluam bashkë. Ndjeva frymëzim për të te shkruar ty. Nuk mund të them dot në dy faqe se çfarë je ti për mua dhe për lëvizjen e femrave në Kosovë por do të përmend disa histori të rëndësishme.
Më kujtohen këpucët e zeza që kishim veshur të dyja natën e parë që u njohëm. Ishte 1995 dhe vizita ime e parë në Beograd. Julie Mertus, një profesoreshë nga SHBA po shkruante një libër mbi eksperiencat e femrave në luftë në Kosovë, Serbi dhe Bosnje. Ajo më tha se gra aktivistë në Beograd dalin në rrugë përditë për të protestuar kundër politikave të rregjimit të Miloshevicit. Unë se besoja ta. Mendoja se e gjithë Serbia ishte kundra nesh , por Julia këmbëngulte. Ajo më bëri kurioze dhe të doja ta shihja vetë.
Erdhëm me autobus, por nuk ndihesha rehat. Këtu isha unë një shqiptare nga Kosova, duke shkuar në zemrën e monstrës Beograd, vendin nga i cili Milloshevici orkestronte dhunën e tij ndaj të drejtave të njeriut. ‘Pse po shkoj në Beograd kur Kosovarët po përjetojnë ferrin?, pyesja veten dhe ndihesha fajtore. Por aty u ca goma e autobusit. Gjatë kohës që po prisja jashtë autobusit Julia filloi të bisedonte më mua.
‘Ke një familje të mrekullueshme’ më tha. ‘’Çfarë?” Nuk të kuptoj. “Ti, Janet dhe djali i saj.” “JO”-iu përgjigja ‘’Janet është thjesht një mike, shoqe dhome. Nuk jemi bashkë.” Por pyetja e Julias më bëri të mendoj. Ndoshta mund të flisja me të për ndjenjat që kisha për një kohë të gjatë. “Dua të them…po” vazhdova unë “kam puthur një grua por jam e hutuar.” Julia ishte personi i parë me të cilin unë dola hapur për seksualitetin tim. Gjatë rrugës për në Beograd ajo më inkurajoi të pranoja ndjenjat që kisha. Më tha se shumë njerëz në botë jetojnë me këto ndenja e kanë krijuar marrëdhënie; se fermat mund të jetonin bashkë si një familje.
Kur mbërritëm në takimin e parë të Grave me të zeza, u ula pranë teje me këpucët e mija të zeza. I mbaj mend mirë fjalët e tua të para: “Këpucë lesbikesh.” Të pash, ndoshta e hutuar. “Si?” mendova, se kisha dëgjuar më parë. Nuk u përgjigja. Ishte takimi im i parë me gratë sërbe në Beograd, unë nuk të njihja, dhe nuk kisha besim tek ti.
Më pas shkuam në një protestë. Unë nuk mora pjesë por u ula të studioja mbi veprimet e grave sërbe. Doja të shihja nëse ato AKA Julia më kishte thënë ishin të vërteta. Vërtetë: ti qëndrove në rrugë me banera kundër Milloshevicit, kundër luftës në Bosnje dhe kundër veprimeve të Milloshevicit në Kosove, si mbyllja e shkollave në gjuhen shqipe. Baneri qe më preku aq shumë kur e lexova ishte ai qe shkruante: ‘gratë shqiptare janë motrat tona.’
Disa nga njerëzit që kalonin ishin të inatosur, ata të shanë dhe të bërtitën. Të tjerë të quajtën ‘kurvat e Rugovës’, pas liderit të rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Por ti qëndrove fort, siç ke qëndruar çdo të Mërkurë që nga fillimi i luftës n Bosnje në 1992. Çdo javë ti qëndrojë aty për një orë në heshtje ndërkohe që trupat tuaj flisnin kundra luftës. Nuk do të harroj kurrë momentin kur një burrë erdhi dhe te pështyu në fytyrë. E pashë pështymën e tij që të rridhte në fytyrë. Ti nuk lëvize. Nëse do të më ndodhte mua do të kisha hequr dorën nga baneri dhe do kisha pastruar fytyrën. Por ti qëndrove fort. Me trupin tënd ti i the ati burri ‘ti nuk ekziston. Unë po protestoj me trupin tim kundër atyre që po ndodhin, dhe ti nuk më ndalon dot, e as pështyma jote.”
Ishte moment që të vlerësova ty e dashur Lepa. Ti me tregove modelin e një aktivisti në veprim. Deri atë ditë, veprimi për mua ishte bërtitja. Ti më tregove se disa herë trupi flet më shumë se sa fjalët. Ti më hape një botë të re të aktivizimit. Vite më vonë kur pesë mijë gra qëndruan në heshtje para qendrës kulturore të ShBA që shërbente si ambasada amerikane në Kosovë në 1998, ti më frymëzove me idenë për të qëndruar në vend me një çarçaf të bardhë: një anë përfaqësonte paqen dhe ana tjetër bosh, duke ilustruar se shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë, kështu nuk kishim çfarë të shkruanim.
Ti u bëre mentorja ime e para feministe Lepa. Me dhe libra si Audre Lorde, Alice Walker, Angela Davis. Ti më tregove metodat për tu përballur me shtypjen; të mos urreja të gjithë Serbët por të urreja regjimin serb.
Natën pas protestës time të parë të Grave me të zeza erdha në festën tënde. Dhoma ishte plot me mikesha të vjetra dhe të reja, shumica lesbike. Ne fillim kisha turp.
Një vend i veçantë ishte krijuar aty ku motrat lezbike mund të kërcenin lirshëm.
Duke u munduar që t’ia thoja këtë lexuesve kosovar shumica nuk do e kuptojë. Ata do e lidhin lezbicizmin me seksin jo me solidaritetin. Ata mendojnë se ne organizojmë orgji. Nuk mundet të kuptojnë se Dashuria dhe Seksi nuk janë e njëjta gjë. Pse, heteroseksualet shkojnë në shtrat me këdo që takojnë? Jo. As gratë aty nuk po i hidheshin njëra-tjetrës. Ato po kërcenin të lumtura, të sigurta dhe të lira.
Pas dy orësh për herë të parë në jetën time e pranova veten për atë që isha. Ishte si “Bingo! Unë jam një lesbike.” E kuptova më në fund ndjenjat që kisha dhe domethënien e tyre. Ndjeva një shpërthim të papritur gëzimi dhe kërceva si nuk kisha kërcyer kurrë më parë. Trupi im ndihej i lirë nga hutimi që kisha ndjerë për shumë vite. Ndihesha e çliruar…e lirë.
Nuk ishte vetëm ajo natë. Ishte rrota e carë e autobusit. Ishte Julia që më lejoi të flisja për ndjenjat e mia dhe më shpjegoi se çdo të thoshin. Ishte magjia që ndjeja kur putha një grua për herë të parë në 1994, por se dija përse. Ishte solidariteti që ndjeva në një dhomë plot më femra që më pranonin ashtu siç isha…siç jam.
Ishte solidariteti i njëjtë që ekzistonte me motrat dhe mikeshat e mia në vendet e sigurta në bodrumet gjatë 1990, kur ti na vizitove. Është ndjenja në Provincetown. Historitë e tua në Provincetown me japin shprese se një ditë do të jetojmë në një botë ku solidariteti për njëri tjetrin vjen para homofobisë që na ka mbyllur ndjenjat për shumë vite. Kam shumë ndjenja te ndryshme, kur kujtoj atë kohë e dashur Lepa.
Më kujtohet 1999. Ndërkohë që bombat e NATOs binin, ti më telefonoje çdo natë. Mu lute: Largohu tani. E di se çfarë ndodhi në Bosnje. Serbët do të godasin më fort nga bombardimet e NATO’s. Ata duan të hakmerren. Nuk mund ti zësh besë as fqinjit tënd serb.’ Ti kishe shumë të drejtë.
E pabesueshme, ja ishe ti një grua serbe në Beograd të cilën sapo kisha njohur që po mundohej të më mbronte. Dhe aty ishin fqinjët e mi serb të cilët kisha një jetë që njihja, u rrita duke luajtur me djemtë e tyre. Që kur mora rrogën time të parë në 1984, u dhashë para sepse babi im na mësoi të ndihmojmë ata në nevojë. Gjatë bombardimeve, kur ne shqiptarët nuk mund të blinim gjë as bukë shkova dhe u kërkova nëse mund tu jepja lekë për cigare. Pak më pas, ajo gruaja që kisha ndihmuar gjithë jetën time, informoi policinë se familja jonë ishte akoma në shtëpi duke u fshehur.
Policia erdhi me armë, na nxorën nga shtëpia, na çuan te stacioni i trenit, dhe na detyruan të prisnim në shiun e ftohtë të marsit duke na shtyrë në tren si të ishim bagëti e duke na kërcënuar se do na digjnin të gjallë, përpara se të na detyronim te ecnim në fusha me mina ne ‘tokën e askujt’ mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ne u bëmë refugjatë.
Edhe si refugjatë, ne aktivistët punuam me më shumë se 40,000 refugjatë në kampin Cegrane në Maqedoni. Ti erdhe të na vizitoje por nuk mund të thoshe se ishe Lepa nga Beograd, por u prezantove si Maria nga Italia. Kishte shumë rëndësi për ne aktivistët prania jote aty. Dhe ja ku jemi sot e dashur Lepa, 13 vite pas luftës. Ti qëndron akoma fort në rrugët e Beogradit me pankartat e tua. Ndërkohë që Kosova negocion me Serbinë, ne gratë qëndrojmë bashkë, duke i kërkuar qeverisë tonë dhe botës ‘ku është drejtësia?”.
Ku është drejtësia për atë që policët më bëne mua dhe familjes time?
Kur pamë fqinjin tonë sërb të na vidhte shtëpinë?
Ku është drejtësia për pensionet e humbura të shqiptarëve të Kosovës?
Ku është drejtësia për gratë që u përdhunuan, mijëra që u vranë, familjet me persona të humbur?
Ti ishe gruaja e parë nga Serbia që firmosi peticionin tonë që kërkonte drejtësi për krimet e kryera nga regjimi serb. Ti na qëndron pranë edhe sot në solidaritet e dashur Lepa. Tani disa mund të thonë që letra ime është politike. Është. Trupat tanë janë politikë. Seksualiteti jonë është politikë edhe nese e duam ose jo. Vetë jeta është politikë apo jo Lepa?
Dhe unë mundem vetëm të ëndërroj se një ditë politikat tona do të jenë si ato në Provincetown: ku njerëzit na përshëndesin në mënyrë të njëjtë pavarësisht gjinisë, etnisë apo seksualitetit.
S’do ta harroj kurrë çfarë ke bërë për njerëzit e Kosovës dhe për mua, mikesha ime lesbike, mentorja ime feministe, motra ime e shpirtit , bukuria ime.
Igoja jote.