Pas injorimit agresiv që i bëri Messi, Salt Bae mundohet ta 'shpëtojë veten' me një video të dytë - NACIONALE

Pas injorimit agresiv që i bëri Messi, Salt Bae mundohet ta 'shpëtojë veten' me një video të dytë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Salt Bae është akuzuar se po mundohet ta "shpëtojë veten", pasi shpërndua një video ku shihet ai dhe Lionel Messi, pasi kuzhinieri u godit nga kritikat për sjelljen e tij në Kupën e Botës.

Pronari i restoranteve zinxhirë, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, u takua me Messin pasi Argjentina mposhti Francën në penallti për t'u bërë kampione e botës të dielën (18 dhjetor), por videoja e tij e publikuar dje ishte xhiruar disa vite para takimit të fundit. Shikoni ndërveprimin më poshtë.

Videoja e Salt Bae u përcoll nga disa postime të tjera këtë javë, të cilat treguan atë duke pozuar përkrah Messit dhe në mënyrë bizare derisa ngriti Kupën e Botës mbi kokë, pas fitores së Argjentinës.

FIFA potencon shumë qartë në uebsajtin e vet se e drejta për ta prekur trofeun e Kupës së Botës është e rezervuar "vetëm për një grup të përzgjedhurish", ku përfshihen fituesit e kompeticionit dhe kryeshtetasit.

Lista qartazi nuk përfshinë kuzhinierët e famshëm të internetit, por Salt Bae mund të shihet në një tjetër video duke pretenduar se po hedh kripë në trofeun dhe madje edhe mundohet ta rrëmbejë nga futbollisti Lisandro Lopez.

Ai u kritikua gjërësisht për lëvizjen, me fansat e futbollit që thonin se ai "nuk kishte respekt" për trofeun dhe madje e etiketuan skenën si "turpëruese".

Fotot e tij me Messin gjithashtu u përcollën me kritika, me një shfrytëzues i Instagramit që shkroi: "Turp për ty që ngacmove Messin për një foto çmimi".

Salt Bae përshkroi Messin si "kampion" në një titull që ia bashkangjiti një videoje të cilën e publikoi ditën e djeshme, dhe pamjet tregojnë dyshen duke shtrënguar duart, përqafuar dhe duke pozuar për një foto së bashku në restorantin e kuzhinierit në Dubai.

Fatkeqësisht për kuzhinierin, pamjet e ndërveprimit që duket miqësor me Messin nuk mjaftuan për t'i bindur fansat se sjellja e tij në Kupën e Botës ishte e pranueshme.

Fansat e futbollit shpejt vërshuan me komente e kritika, derisa njëri shkroi: "Tash po mundohesh ta bësh sikur jeni miq??"

Një tjetër komentoi: "Një video nga viti 2018, kjo nuk do të të shpëtoj vëllaqko", derisa i treti potencoi: "Qartazi e postoi këtë për ta shpaguar veten. 'Shiko, Messi më njeh, ai dëshiron ta shtrëngojë dorën time'!"

Derisa Messi u duk i lumtur të pozonte me Salt Bae katër vite më parë, qartazi nuk ishte prioritet për të pasi fitoi Kupën e Botës, të dielën, derisa u publikuan pamje të kuzhinierit duke u injoruar dy herë nga futbollisti para se të pajtohej të pozonte për një foto.

Lajme të ngjashme