Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, Policia: Tre persona janë plagosur - NACIONALE

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, Policia: Tre persona janë plagosur

1 orë më parë

nga NACIONALE

Qyteti i Podujevës është tronditur sot në mesditë nga një ngjarje e rënd.

Kjo pasi rreth orës 13:30 në qendër të qytetit janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri nga të cilat kanë mbetur të plagosur tre persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë me dije se të plagosurit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Pllana.

Pamjet që janë publikuar në rrjete sociale dhe që janë siguruar nga gazeta Nacionale janë të rënda.

Personat e plagosur shihen të shtrirë në sheshin e qytetit, derisa persona të tjerë mundohet të iu ofrojmë ndihmën e parë.

Gjithashtu pamjet tregojnë dhe reagimin e Policisë së Kosovës duke e rrethuar vendin e ngjarjes.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme