“Dyshohet se janë familjarë”; “4 persona po marrin trajtim në QKUK nga të shtënat me armë”: Çka ndodhi sot në Podujevë?
Qyteti i Podujevës është tronditur sot në mesditë nga një ngjarje e rënd.
Rreth orës 13:30 nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Derisa të plagosur janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, policia dhe prokuroria e shtetit janë deklaruar për rastin.
Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, ka bërë me dije se dyshimet e para janë se të përfshirët në konflikt janë familjar.
“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë- kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia janë të angazhuar”, ka thënë ai për Betimi për Drejtësi.
Kurse, Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, Basri Shabani, ka dhënë detaje të reja për rastin e sotëm në Podujevë, ku janë plagosur katër persona.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se tre nga të plagosur kanë qenë të përfshirë në konflikt, kurse i katërti është kalimtar i rastit.
“Sot rreth orës 14:00, stacioni policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante i janë përgjigjur dhe kanë dal në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë të plagosur katër persona, tre prej të cilëve të përfshirë drejtpërdrejtë në incident dhe një kalimtar i rastit që për fat të mirë ka lëndime të lehta trupore”, ka thënë Shabani.
Ai ka thënë se për motin nuk mund të thojnë asgjë sigurt, por që dyshohet se janë probleme familjare.
“Për motivin nuk mund të them asgjë sigurt sepse jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve, po sa të kuptojmë motivin do të iu njoftojmë. Në informacionet që i kemi dhe bazuar në ingjizimet që i kemi nxjerr nga vendi i ngajres, të tre personat kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe janë të lënduar dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë. Po kanë lidhje familjare dhe problemet janë familjare dhe ky mund të jetë motivi, por saktësisht nuk mund të themi ende asgjë”, ka thënë Shabani.
Për gjendjen e të palgosurve janë deklaruar edhe nga Klinikës Emergjente në QKUK.
Naser Syla nga kjo klinikë ka deklaruar për Express se katër persona janë pranuar për trajtim nga ky rast.
Sipas tij, gjendja e tyre është e rënd, por stabile.
“Janë pranuar katër persona në QE, me plagë skllopetare të rënda. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre stabile për momentin”, ka thënë ai.
Pamjet që kanë ardhur nga sheshi i Podujevës kanë qenë të renda.
Në njërën prej videove që është publikuar shihet se si i dyshuari e godet në kokë me revole viktimën.
Më pas, ndërhyn një polic civil, i cili e neutralizon duke e urdhëruar ta lëshon armen në tokë.