Një në tre njerëz thonë se librat ofrojnë formën më të mirë të arratisjes kur kalon një ditë të keqe - NACIONALE

Një në tre njerëz thonë se librat ofrojnë formën më të mirë të arratisjes kur kalon një ditë të keqe

10 muaj më parë

nga Anita Nikaj

Shoqata e Botuesve Britanik, përmes një sondazhi ka gjetur se ketë verë më shumë njerëz planifikojnë që të ikin në botën e librave sesa të shkojnë në kinema.

Sondazhi tregoi se një e treta (33%) e njerëzve mendojnë se librat u ofrojnë atyre formën më të mirë të arratisjes kur ata kanë një ditë të keqe. Ndërsa 54%, besojnë se zgjidhja e një ditë të keqe është shikimi i televizionit.

Shërbimet e transmetimit, shikimi në mediat sociale, dëgjimi i radios dhe shkuarja në pijetore apo kinema ishin metodat më pak të njohura të arratisjes sesa leximi.

Njerëzit u pyetën gjithashtu se çfarë bëjnë me librat që kanë lexuar dhe rezultatet sugjerojnë se ata "në masë të madhe" i mbajnë, ripërdorin ose riciklojnë ato.

Sondazhi, në të cilin të anketuarit ishin në gjendje të zgjidhnin më shumë se një përgjigje, zbuloi se 41% e njerëzve mbajnë libra për vete, ndërsa 34% ua kalojnë miqve dhe anëtarëve të familjes.

‘’Librat janë një mënyrë e shkëlqyer për të gjithë ne për të shpëtuar nga rutinat tona të përditshme’’- ka thënë Dan Conway, themeluesi i Shoqatës së Botuesve.

Një e treta thanë se i japin librat e tyre të përdorur në dyqane bamirësie, ndërsa 12% i shesin ato në internet. Vetëm 7% e njerëzve thanë se i hedhin librat në mbeturina.

Conway, tha se sondazhi jo vetëm që tregon rëndësinë e librave për shëndetin mendor dhe mirëqenien e njerëzve, por është një dëshmi e jetëgjatësisë dhe vlerës së tyre.

“Librat janë një mënyrë e shkëlqyer për të gjithë ne për të shpëtuar nga rutinat tona të përditshme, dhe nëse jemi në gjendje ta ndajmë atë me miqtë, familjet dhe më gjerësisht, ne mund të bëjmë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve pa e kuptuar as atë.”- tha ai për The Guardian.

duke shtuar se “Industria e botimeve në Mbretërinë e Bashkuar po lulëzon”.

Viti i kaluar në Britani ishte një rekord për industrinë e botimeve, ku 669 milionë libra janë shitur më vlerë 6.9 miliardë paund. Ky ishte niveli më i lartë i shëtitjes së librave në histori i regjistruar ndonjëherë.

Sipas Dan Conway, industria e botimeve në Mbretërinë e Bashkuar po lulëzon.

Lajme të ngjashme