Nga 'jetesa e hajdutëve' e Mc Kreshës te gjujtësit e Cllevios: Pesë këngët më të mira të shkurtit
Muaji shkurt ka qenë një i cili më ka detyruar të rieditoj playlistën time të muzikës, falë disa publikimeve dinjitoze të disa prej artistëve të estradës.
Prej Elait që i rrëfehet të dashurës potenciale për karakterin e tij, minusët, plust, pasiguritë dhe benefitet, te metaforat e Cllevios në mikrofonin e Meriton Mjekiqit që vjen në formën e "freestyle" me rrëfime interesante dhe autentike.
Më poshtë, një renditje e top pesë këngëve më të mira të muajit shkurt, të cilat i kam dëgjuar e madje i kam rekomanduar edhe për të tjerët plot herë.
5. Noizy "Dancer", ft RondoDaSosa x Capo Plaza
Në fakt, është më shumë Russ ft këta të tjerët por, meqë kemi të bëjmë me top listë me këngë shqipe, publikuar në një gazetë shqiptare nga një gazetar shqiptar, e vendosëm Noizyn në fillim dhe këta të tjerët pas tij. Në fakt, jo se nuk do të kishte shumë logjikë pasi, reperi nga Durrësi, përveç refrenit, përfaqëson veten edhe me një vers dinjitoz te kënga ndërkombëtare e publikuar më 23 shkurt.
Kjo është aventura e radhës e Noizyt përtej kufijve, duke qenë si një prej më të zellshmëve në bashkëpunimet dhe lëvizjet për të sulmuar tregje të tjera ndërkombëtare.
"Dancer" është një bashkëpunim super energjik i Noizyt me reperin britanik Russ Millions, reperin italian Capo Plaza dhe reperin amerikan RondoDaSosa. Kënga tregon stilin unik të secilit artist dhe përcjell disponim të rrjedhshëm midis vargjeve angleze, shqipe dhe italiane.
Kënga udhëhiqet nga një ritëm tërheqës, që krijon predispozita për të rrokur dyshemenë e vallëzimit, ose thjesht për ta lëvizur kokën nga brendësia e veturës.
Në përgjithësi, "Dancer" është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përzier së bashku kultura dhe gjuhë të ndryshme për të krijuar tinguj "fun" dhe efektive për t'iu bërë të lëvizni.
4. Elai - I Joti
Reperi nga Shqipëria rrallëherë ose fare zhgënjen për të treguar copëza nga jeta e tij, duke gërshetuar në miks trajtimin e problemeve sociale, madje edhe të shëndetit mendor, por e bën në një mënyrë unike përmes një fllowi krejtësisht autentik dhe të padëgjuar më parë. "I Joti" flet me sharm për karakterin e autorit, i cili i drejtohet të dashurës potenciale teksa shtjellon personalitetin e tij të papërsosur. Krejt kjo përcillet nga një refren i kapshëm. Është një që e kam dëgjuar disa herë këtë muaj.
3. Rina - E kalume
Një prej më të preferuarave të këtij muaji. Në përgjithësi, "E Kalume" është një këngë tërheqëse, optimiste me një ritëm të zhurmshëm. Videoklipi plotëson në mënyrë perfekte tekstin e këngës dhe krijon një eksperiencë interesante për shikuesin. Nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju rekomandoj t'i hidhni një sy e vesh më poshtë. Është një shtim i shkëlqyer për çdo listë dëgjimi dhe një përfaqësim i përsosur i vizionit artistik të Rinës. Veç kësaj, fatkeqësisht mbetet gruaja e vetme në këtë listë.
Lexoni artikullin timë të detajuar për "E Kalume" më poshtë.
2. Cllevio "freestyle" te Meriton Mjekiqi
Dhe vendi i dytë, ndoshta për faktin se është “freestyle” dhe jo këngë e njëmendtë, shkon për sensacion e rrjeteve sociale, Cllevion, i cili prej shfaqjes së tij në skenë pak vite më parë, ka qenë në ngritje të vazhdueshme, pavarësisht se përzgjedh mënyra jo ortodokse të marketingut nonshalant, jo të zakonshëm për industrinë. Në fakt, as edhe një video klip profesional nuk kemi nga ai edhe sot, me shumicën që janë pamje të rëndomta të tij duke bërë aktivitete të ndryshme ditore.
Sidoqoftë, nga paraqitja e tij në emisionin e famshëm të Meriton Mjekiqit, reperi shqiptar rikthehet me vargjet e tij të mençura, veçanta dhe po… edhe më shumë kunja për Noizyn.
Nga rreshtat e ndërlidhur me lëshim emrash të ndryshëm të estradës, historisë, shkencës e botës së televizionit, “freestyle” i Cllevios është tejet argëtues të dëgjohet, falë edhe instrumentalit ikonik nga kënga “Ruff Ryders” nga DMX.
- Mc Kresha ft Lyrical Son – Thug Livin
Absolutisht kënga më e mirë e muajit për mua dhe një që e kam dëgjuar me dhjetëra herë. Vargjet jashtëzakonisht potente dhe ritmi i Mc Kreshës mbi instrumental në versin e parë, janë diçka që i kam dëgjuar e studiuar me vëmendje. Pavarësisht albumit mediokër për standardet e tyre “Muzikë me Qalldis”, “Thug Livin” mbetet gjëja më e mirë që e kam dëgjuar kohëve të fundit në shqip.
Fllowi i rrjedhshëm i Kreshës në harmoni me rreshtat të shkruar në mënyrë impresive, pasuar nga versioni i Lyrical Son për ndarjen e dhimbshme, “Thug Livin”
Refreni është përsëritje e “Thug Livin” pa pushim, duke qenë një pjesë e rëndësishme e narracionit që zhvillohet përgjatë këngës.
“Thug Livin” është një e fuqishme që nënvizon për mrekulli aftësitë lirike të reperit mitrovicas dhe potencialit enorm të Lyrical Son për të mbajtur në të njëjtin nivel performancën me atë të bashkëpunëtorit të tij.
Është kënga e preferuar edhe e Kreshës në krejt albumin, ma tha edhe vetë. Shikoni më poshtë ndërveprimin që pata me të së fundmi.
