Më në fund zbulohet data kur lansohet 'The Batman', me Robert Pattinsonin në rol kryesor
Më në fund e kemi një datë kur do të publikohet pjesa e radhës e "The Batman", me Robert Pattinson.
Superheroi në të zeza u konfirmua se do të luhej nga ylli i "Twilight" dhe njerëzit rreth e qark botës shprehën ngazëllimin për këtë lajm.
Collin Farrell, Zoe Kravitz dhe Paul Dano ngjashëm ishin lavdëruar për portretizimin e karaktereve të Gotham-it, "Penguin", "Catwoman" dhe "The Riddler".
Ne mbetëm me një sugjerim të madh në fund të filmit të gjatë tre-orësh se nuk do të shihnim fundin e këtij ekskluziviteti të ri së shpejti.
Dhe ashtu do të jetë, filmi nuk do të shfaqet nëpër kinema në të ardhmen e afërt.
James Gunn e ka konfirmuar se "The Batman II" do të fillojë shfaqjen nëpër kinema më 3 tetor, 2025.
Pra, vetëm 974 ditë të mbetura për pritje.
Bashkëpronari i "DC", James Gunn tregoi lajmin gjatë një paraqitjeje të planit të kompanisë për vitet e ardhshme.
Vazhdimi i "The Batman" është anashkaluar në listën e 'DC Elseëorlds', i cili përfshin lojtarë si "Joker" i shumëpritur: "Folie à Deux" me Joaquin Phoenix dhe Lady Gaga, si dhe "Teen Titans Go!".
"Variety" raporton se James Gunn do të luajë një "Batman" të ri për filmin e tij kryesor "DC Extended Universe" të titulluar "The Brave and the Bold", i cili do të fokusohet në një histori të "Batman" dhe Robin.
Regjisori i "Batman", Matt Reeves së fundmi u ul me James Gunn për t'u siguruar që dy narrativat të mos përplaseshin me njëra-tjetrën.
Ai tha për "Collider”: muajin e kaluar: “Ne në fakt supozohet të takohemi në javët e ardhshme sepse ata duan të flasin me mua për planin e gjerë dhe më pas duan të dëgjojnë planin 'BatVerse'.
"Ne sapo kemi filluar të flasim për tërë këto. Shiko, jam i ngazëllyer të dëgjoj për atë që ata do të bëjnë. Gjëja me 'The BatVerse', siç tha James, dhe siç ka thënë 'Peter' [Safran], është pak a shumë gjëja e tyre që po na lënë ta bëjmë."
Kapitulli i parë i filmave të "DCEU"-së është quajtur "Zotat dhe përbindëshat".
Gunn kofirmoi gjithë filmat e "DC" që ende nuk janë lansuar - kështu që, 'Shazam!', 'Fury Of The Gods', 'The Flash', 'Blue Beetle' dhe 'Aquaman and the Lost Kingdom' - nuk do të zhbëhen por do të shfaqen në kinema.
Për "TV", fansat do të shërbehen me një serial animacioni, "Creature Commandos", i cili do ta përfshijë "Weasel" nga "The Suicide Squad".
