Horrori i ri 'Infinty Pool' po quhet filmi 'më i katandisur i vitit 2023'
Nëse jeni në kërkim të një filmi të ri horror për ta shikuar më vonë këtë vit, mund t'iu duhet të shikoni "Infinity Pool", nëse jeni të guximshëm sa duhet.
Filmi i ri pati premierën në "Sundance Film Festival" më herët këtë javë, dhe filloi me një lansim të kufizuar në ShBA më 27 janar.
Por fakteqësisht për një pjesë tjetër të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, do të duhet të presim deri më 24 mars për ta shikuar këtë horror të fundit.
Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t'ia lejojmë vetes të shikojmë recensione të filmit për të fituar një ide para se të shkojmë në kinema.
"Vogue", për shembull, e përshkruan "Infinity Pool" si një prej "filmave horror më të katandisur të vitit 2023", por kjo nuk është në fakt gjë e keqe.
Por, çka është saktësisht "Infinity Pool"?
Epo, "Infinity Pool" fillon në një resort ishulli të bukur ku karakteret James dhe Em po shijojnë pushimin perfekt.
Tingëllon bukur, apo jo?
Por gjërat shpejt marrin kthesë të tmerrshme për James dhe Em, derisa udhëhiqen nga Gabi misterioze jashtë resortit dhe e gjejnë veten në një horror të vërtetë.
Përshkrimi potencon: "Një aksident tragjik i lë ata duke u përballur me një zero tolerancë për krim ku, ose do të ekzekutoheni, ose nëse jeni i pasur sa duhet, mund ta shikoni veten duke vdekur në vend të kësaj."
"Infinity Pool" është më regji nga Brandon Cronenberg - biri i regjisorit veteran, David Cronenberg.
Çiraku shpërtheu në skenë me "Possessor" disa vite më parë, një tjetër film që bëri shumë shikues të fshihen pas divaneve të tyre.
Përkrah Cronenberg si regjisor është Andreë Cividino, Rob Cotterill,Jonathan Halperyn, Karen Harinsch, Anita Juka, Daniel Kresmery, Christina Piovesan dhe Noah Segal si producentë.
Aktori i "The Northman", Alexander Skarsgard luan në rol kryesor në "Infinity Pool", përkrah Mia Goth, Cleopatra Coleman, Thomas Kretschmann, Amanda Brugel dhe John Ralston.
Prej kur u publikua në ShBA, "Infinity Pool" është pritur me kritika pozitive, pavarësisht përmbajtjes tejet katandisëse.
Ka një përqindje impresive prej 88% në "Rotten Tomatoes" - duke e bërë atë një rekomandim të mirë për ta shikuar.
Gati të gjitha recensionet ishin të fokusuara në nivelin e horrorit që sjellë "Infinity Pool", diçka që sigurisht do t'i bëjë disa shikues t'i mbyllin sytë, edhe pse unë personalisht preferoj t'i mbyll veshët në situata të frikshme kur shikoj ndonjë film.
Në recensionin e "FT", ndër të tjerash, shkruhet: "Është një film i vetëdijshëm, por efektiv i mesnatës, me sekuenca strobe dhe udhëtime të këqija që ju bëjnë të dëshironi të qëndroni në shtëpi për pushimet e pranverës."
Ndërkohë, rishikimi i "Toronto Star" tha: "Brandon Cronenberg jep të dridhura dhe më shumë se disa momente ËTF, me një ferr pushimesh që gërryen mendjen."
