Ledri Vula sapo e publikoi një këngë ku realisht mundohet të thotë diçka të mençur - NACIONALE

Ledri Vula sapo e publikoi një këngë ku realisht mundohet të thotë diçka të mençur

1 vit më parë

nga Burim Pacolli

Më në fund, falë Zotit, Ledri Vula po mundohet që realisht të bëjë rep dhe të japë vargje në të cilat ka investuar energji, mund e intelekt për t'i krijuar.

Apo të paktën ashtu e ke përshtypjen kur dëgjon këngën e tij të re "Robot”.

Në fakt, Ledrin e kemi parë në disa prej këngëve të fundit paksa më të këndellur dhe të investuar për të bërë diçka përtej "ma bella, ma bella, e ëmbël si nutella".

Kce për mu t'i gjuj do pare

N'after party (ahengun pas ndejës kryesore) nuk ka picë familjare

Thirri femnat prej A-së deri n'Zh, ye, Abetare

Hmm, në rregull, këtu ka përmbajtje e kreativitet që nuk fyen intelegjencën, sidomos kjo metafora "prej A-së deri n'Zh, ye, ABETARE", është në rregull. Për të qenë i sinqertë, jam fans i rreshtave kreativ që përcjellin mesazh të atypëratyshëm në harmoni me mjeshtrinë dhe lojërat e fjalëve që përdoren në krijimin e tyre, edhe nëse nuk kanë ndonjë farë mesazhi monumental.

Dhe, nëse kjo mendoni se është impresive nga Ledri, ajo që thotë tutje është absolutisht brilante dhe një prej herëve të rralla kur ai realisht të bën ta prishësh fytyrën nga ngazëllimi. Nuk e di për ju, por me mua ashtu ndodhi.

Ah yea, Plani B so me marrë ni C (“C” – sinonim i kokainës, në zhargonin e rrugës)

Ah yea, yea don mu deh, unë ja dho ni D (“D” sinonim i organit gjenital të seksit mashkull “D” – “D*ck nga anglishtja”)

Ah, yea, yea hala m’bi re, si me marrë ni E (“E” sinonim i pilulës narkotike “ekstazi”)

Unë se dho ni F (“F” shkurtesë e fjalës “f*ck” nga anglishtja. Me pak fjalë thotë se nuk i intereson shumë, siç do të thoshte një amerikan “I don’t give a f*ck”, apo në shqip “nuk e dho asnjë t’q*me”).

Se jom G (“G” shkurtesë e fjalës “gangster”)

Klasën e kom GE (flet për veturën e tipit Mercedes G-Class, të cilit kosovarët shpeshherë i referohen me “GE klasë”).

Huh, kontent me bollëk apo jo? Në fakt, mund të grumbullosh 3-4 këngë të Ledrit nga e kaluara, mos më shumë, dhe potencialisht do të kenë më pak përmbajtje se sa vetëm këta pak rreshta te “Robot”.

Për më tepër, plot nga ju mund ta keni kuptuar se në rreshtat e lartpërmendur, përveç lojës impresive të fjalëve, ai bën renditjen nga alfabeti anglez B,C,D,E,F,G duke ndërlidhur nga një rresht me secilën shkronjë.

I thotë vetit The Goat deri te ndaj prej tufës (“GOAT” në shqip që i bie “dhia”, por që si fjalë përdoret edhe për të shkruar më të mirin e historisë)

Për hite kur po folë si me folë me Stephen Curryn për shooters (“shooters”, në shqip “gjuajtje”. Stephen Curry – basketbollist nga NBA, i njohur për gjuajtjet sensacionale nga distanca të largëta. Thotë se të flasësh me Ledrin, nuk ka efekt, është sikur të mundohesh t’i japësh mend Ajnshtajnit).

And I still ball (përkthimi në shqip “ende bëj jetë luksoze”)

Për ty Miss Univers

Për mu Missed Call (thirrje e humbur. Thotë se gruaja juaj e ëndrrave, për të është thjesht një thirrje e humbur).

Neja flakë, kejt t’u kcy

Vula gjinkallë (gjinkalla, insekt me ngjyrë të murrme, por edhe fjala “gjin kallë” në kuptimin e “kallë njerëz”, apo ndez njerëz me atmosferën që krijon, ose edhe me reputacionin e tij si reper i famshëm).

Hej, nuk po themi se është për ta kapur kokën në pabesi për atë që je duke dëgjuar, por të paktën është për t’u vlerësuar si tentativë për të thënë diçka realisht të mençur.

Vlerësimi: 3/5 – Vargje potente dhe mirë të menduara. Në harmoni me klipin bardh e zi ku nuk paradohen klishetë e zakonshme, është për t’u vlerësuar. Pak vlera ridëgjimi, më së shumti për shkak të “fllowit” të njëtrajtshëm përgjatë gjithë këngës dhe refrenit jo të nivelit të njëjtë me repturat.

Lajme të ngjashme