Jam burrë 32-vjeçar dje e gjej veten në pikëpyetje: E dashura do fëmijë por unë nuk jam i sigurt - NACIONALE

Jam burrë 32-vjeçar dje e gjej veten në pikëpyetje: E dashura do fëmijë por unë nuk jam i sigurt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Kam jetë të mirë: punë dinjitoze, jetoj rehat me të dashurën, e cila e di se më do. Jemi në moshë të njëjtë.

Të gjithë miqtë e mi dhe familjarët, të cilit ishin lokalë, ose janë transferuar në qytete të ndryshme, ose kanë filluar familje. Kam disa shokë shumë të mirë por komunikimet tona janë krejtësisht përmes internetit dhe shpesh ndihem i izoluar.

Jeta jonë është e mirë por nganjëherë ndihem i mërzitur. E dashura ime kalon shumë kohë me familjen që jeton afër. Dëshiron të fillojë familje në të ardhmen shumë të afërt. Gjithmonë kam qenë shumë i pasigurt rreth fëmijëve dhe ky problem ka shkaktuar argumente të vogla së fundmi. E gjej veten duke u pajtuar të filloj tentativat për të bërë fëmijë vitin e ardhshëm, por sa më shumë që mendoj rreth kësaj, aq më shumë hamendësoj nëse po e bëj këtë vetëm sepse e dua të dashurën dhe po i zgjedhi nevojat e saja para të mijave.

Së fundmi, dola përtej qytetit për t'i takuar ca miq dhe kalova shumë mirë. Takova kaq shumë njerëz të mirë të rinj, përfshirë një grua me të cilën përshtatesha. Asgjë nuk ndodhi, por ajo e bëri të qartë sa e zhgënjyer është që unë isha në lidhje. Një prej shokëve më ka thënë moti se mund të më ndihmojë të gjej një punë atje, por gjithmonë e mohoja. E gjeta të vështirë të kthehem në shtëpi, dhe në javën e parë isha shumë i lodhur. Ende e kam një shqetësim në tru të cilin nuk mund ta heq qafe.

Nuk jam i sigurtë si t'i konsolidoj prioritetet e ndryshme me të dashurën. Gjithashtu shetësohem se nëse do të largohesha, do ta shkatërronte atë. A është kjo thjesht një krizë mesjetare që do të kalojë, apo duhet ta ndjek?


Përgjigja e Annalisa Barbieri nga The Guardian


Është në rregull të vendosësh nevojat e të tjerëve para tuajave nganjëherë, por eventualisht nevojat tua vijnë duke trokitur.

Psikoterapeuti Mark Vahrmeyer, thotë: "Duket se nuk mund t’i sillni nevojat tuaja në një marrëdhënie dhe po i shpërfillni ndjenjat tuaja, por bota juaj e brendshme po përpiqet të komunikojë diçka me ju në të njëjtën kohë”.

Kam një ndjesi të fortë se je ngujuar dhe ke humbur. I ngujuar me të dashurën (madje ke stagnuar) dhe paksa i humbur pa familje dhe miq që ju orientojnë. Hamendësoj me kë ndihesh vetvetja më së shumti, jo vetëm në pushime? Shpesh, vendimet më të mira i marrim nga një bazë stabile. A ke provuar të flasësh për këtë me shokët tuaj?

Nëse nuk mundeni t'ia komunikoni të dashurës si ndiheni, nuk është mjedisi i duhur për të sjellur një fëmijë. Është po ashtu e drejt t'i tregoni të drejtën për ndjesitë tuaja, në mënyrë që ajo të marrë një vendim për veten. Larg të qenurit e dëshpëruar, ajo mund të ndihet e shliruar që dëgjon të vërtetën. Gjithashtu, ju jeni 50% i marrëdhënies dhe ajo çka do ti ka rëndësi.

Ju nuk mund të bëni diçka me frikën e reagimit të tjetrit. Hamendësoj nëse në të kaluarën je mbingarkuar nga ndjenjat e dikut dhe ke mësuar t'i menjanosh emocionet tua.

Lajme të ngjashme