Gruaja e cila jeton në ishullin ku është terr 24/7, zbulon detaje interesante rreth jetës atje - NACIONALE

Gruaja e cila jeton në ishullin ku është terr 24/7, zbulon detaje interesante rreth jetës atje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse ditët e shkurtuara dhe netët e gjata po ju shkaktojnë probleme, ndani një mendimi për njerëzit në Svalbard.

Ishulli, me lokacion mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut, kalon shumicën e vitit në errësirë - por nuk është edhe aq keq sa mund ta mendoni.

Më poshtë, lokalja Cecilia Blomdahl shpjegon sa ka krim në zonat e Svalbard.


Natyrisht, dimri sjell me vete një mori problemesh, siç janë faturat e shtrenjta të energjisë, vështirësitë në ushtrime dhe ekstreme të të ftohtit, por një shqetësim serioz për njerëzit është siguria.

Terri sjell predispozita të volitshme për kriminelët, derisa ne gjithmonë shprehim befasinë kur një hajdut vjedh në pikë të ditës.

Kështu, njerëzit pyesin vazhdimisht Cecilian si është krimi në Svalbard, vend i cili kalon muaj të tërë në errësirë totale.

Fatmirësisht megjithatë, gjatë kësaj periudhe, lokalët nuk është se kanë shumë probleme me kriminelë.

Në një video të publikuar në TikTok ku grumbullon 2.3 milionë ndjekës, ajo shpjegon: "Me kënaqësi u them se krimi është ekstremisht i ulët, gati jo ekzistent. Dhe nuk ndryshon kur kemi katër muaj errësirë.



"Siselmestern është forca jonë policore këtu dhe ajo raporton se kemi mes 130 dhe 150 rasteve çdo vit.

"Dhe shumica e këtyre krimeve janë vjedhje të lehta ose dëmtime. Diçka si vozitja e automobilit të borës në gjendje të dehur ose goditja ndaj një personi tjetër në një bar do me shumë gjasë do t'iu fus në burg.

"Do të duhet të servoni dënimin në tokën amë sepse këtu nuk kemi burg".


Pavarësisht mungesës së dritës, Cecilia ndihet super e sigurt në Svalbard. Mirëpo, ndërkohë që për nga natyra, më e keqja me të cilën mund të na duhet të luftojmë është një pulëbardhë e çmendur ose një tufë e bezdisshme lundërzash, atje lart ata kanë më shumë kafshë të frikshme për të luftuar.

Ajo vazhdoi: "Kështu që si grua dhe qenie njerëzore kurrë nuk jam ndjerë më e sigurt të jetoj diku.

"Ne duhet të shqetësohemi vetëm për arinjtë polar, dhe për ta jemi të armatosur - kështu që, mos u kruani me neve".


Periudha e territ në Svalbard quhet nata polare, dhe Cecilia ka mësuar mënyra të jetojë me të.

Duke folur për 'LADbible' më 2020, ajo tha: "Është shumë e lehtë të humësh ritmin ditor gjatë kësaj kohe, pasi nuk i tregon asgjë trupit se është ditë. Një dritë zgjuese ndihmon shumë të zgjohem në mëngjes dhe t'i them trupit se është ditë.

"Dhe gjithashtu të ha vitamin D, ushqim nutricist dhe ushtrime, për mua, është vitale gjatë kësaj periudhe të vitit. Njoh plot njerëz që gabimisht kanë shkuar në punë në mes të natës pasi bënë një fjetje pasdite, u zgjuan në 20:00 të mbrëmjes, por ata menduan se është mëngjes".


Pra, të theresh me thikë duket pak e mundur në Svalbard, por të zgjohesh në mesnatë për të shkuar në punë duket rrezik serioz.

Lajme të ngjashme