Bombardohet impianti më i madh bërthamor në Evropë, OKB-ja paralajmëron "Po luani me zjarrin" - NACIONALE

Bombardohet impianti më i madh bërthamor në Evropë, OKB-ja paralajmëron "Po luani me zjarrin"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Impianti bërthamor në Zaporizhzhia, që është nën kontrollin e Rusisë, është bombarduar gjatë ditës së sotme (e diele), duke nxitur denoncime të ashpra nga monitoruesi nuklear i OKB-së që tha se sulme të këtilla rrezikonin katastrofë të madhe nukleare.

Dhjetëra shpërthime tronditën impiantin më të madh nuklear të Evropës të shtunën në mbrëmje dhe të dielen, tha Agjencia për Energji Atomika (IAEA).

Moska dhe Kievi fajësuan njëra tjetrën për këto bombardime.

“Lajmet nga ekipi ynë dje dhe këtë mëngjes janë ekstremisht shqetësuese,” – tha kreu i IAEA-s Rafael Grossi, raporton Reuters.

“Shpërthimet ndodhën në vendinin ku është ky impiant i madh nuklear, dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Kushdo që e ka bërë, duhet të ndalojë menjëherë. Siç e kam thënë edhe në të kaluarën, po luani me zjarrin!”

Duke cituar informacione të ofruara nga menaxhmenti i impiantit, ekipi i IAEA-s në terren tha që nuk ka pasur dëmtime të disa ndërtesave, sistemeve dhe pajisjeve në vend, por asnjëra nuk ishte kritike për sigurinë nukleare deri më tash.

Bombardimet e vazhdueshme të impiantit në Ukrainën jugore, ku Rusia mori kontrollin pak pas invazionit në shkurt, ka ngritur shqetësime për një aksident të rëndë të mundshëm vetëm 500 kilometra larg nga vendi ku ndodhi aksidenti më i keq nuklear në botë, katastrofa e Çernobilit më 1986.

Impianti bërthamor i Zaporizhzhias ofronte rreth 1/5 e elektricitetit për Ukrainës para invazionit rus më 24 shkurt, dhe është detyruar që të operojë me gjeneratorë rezervë shumë herë.

Reaktorët janë ndalur por ka rrezik që karburanti nuklear të mbinxehet nëse energjia që ftoh sistemet të ndërpritet. Bomdardimet vazhdimisht kanë ndërprerë këto linja energjetike.

Edhe Kievi por edhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj impiantit në shumë raste gjatë konfliktit, duke rrezikuar një aksident nuklear.

Ministri rus i mbrojtjes ka thënë që Ukraina ka qëlluar me predha në linjat e energjisë që furnizonin impiantin, ndërkohë që TASS ka raportuar se disa pjesë të deposë janë goditur nga bombardimet urkainse, duke cituar operatorin nuklear rus Rosenergoatom.

“Ata kanë bombarduar jo vetëm dje, por edhe sot, ata po bombardojnë edhe për momentin,” – tha Renat Karchaa, këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv të Rosenergoatom.

Lajme të ngjashme