"Gangnam Style" e ka përndjekur krijuesin në 10 vitet e fundit, ende nuk i ka rënë në fije sekretit - NACIONALE

"Gangnam Style" e ka përndjekur krijuesin në 10 vitet e fundit, ende nuk i ka rënë në fije sekretit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ktheni mendimet prapa 10 vjet dhe mund të kujtoni se ishte goxha e pamundur të kaloni një ditë të tërë pa e dëgjuar "Gangnam Style" nga Psy.

Hiti monstruoz i Psy kryesoi listat në më shumë se 30 vende - duke i siguruar vetes vendin e dytë në Hot 100 të Billboard në ShBA, derisa doli i pari në Britani të Madhe, Australi, Kanadë dhe disa vende të tjera - po ashtu u fut edhe në Librin e Rekordeve Guiness për videon e parë në YouTube që arrin një miliard shikime, derisa fitoi çmimin "Best Video" në "MTV Europe Music Awards".



Kënga u soll madje edhe para liderëve botëror si Barrack Obama dhe ish-kryeministri britanik, David Cameron.

Psy, dhe kënga, gjithashtu u vlerësuan se sollën pop muzikën koreane në botën perëndimore.

Mirëpo, në një intervistë së fundmi, krijuesi i kësaj kënge, Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-sang, ka zbuluar se suksesi fenomenal e ka përndjekur prej atëherë.

Pas të bëmave dhe famës enorme nga kënga, Psy thotë se i ka shkaktuar presion të vazhdueshëm vetes për të bërë edhe një hit të suksesshëm.

Gjatë një interviste me "New York Times", Psy tha se gjatë asaj periudhe ai vazhdimisht do t'i thoshte vetes: "Ta bëjmë veç edhe një".

Por, siç do t'iu thoshte çdokush që mundohet të ndjekë famën virale - nuk funksionon ashtu.

Pasi u mundua të bëjë më shumë në Los Anxhelos, Psy tash është rikthyer në Kore të Jugut dhe ka krijuar kompaninë e tij muzikore - me shpresën se do të shndërrojë këngëtarë pop në sensacion.

Psy, i cili ka dhjetëra artist në kompaninë e tij, thotë se ndjen presion në mënyrë që ata që përfaqëson të kenë karriera të mira.

Dhe derisa ai mund të ketë vite eksperience nën brez, kur bëhet fjalë për identifikimin e detajit që e bëri "Gangnam Style" kaq të famshëm, ai është po aq i paditur sa të gjithë ne.

Ai u shpreh për gazetën e lartpërmendur: "Këngët janë të shkruara nga i njëjti person, lëvizjet e kërcimit janë nga i njëjti person dhe performohen nga i njëjti person. Gjithçka është njëjtë, por çka e bën kaq të veçantë atë këngë? Ende nuk e di, edhe sot".

Por, një dekadë më vonë nga hiti, Psy ka një pikëpamje më të relaksuar për vendin e tij në industrinë e muzikës.

"Nëse një tjetër këngë e mirë vjen dhe nëse ajo gjë ndodh përsëri, shumë mirë. Nëse jo, ashtu qoftë", tha ai.

"Tani për tani, do të bëj atë që bëj".

Lajme të ngjashme