Vdes duke shikuar "Avatar"-in e ri në kinema, mjekët thonë se emocionimi i tepërt ndikoi
Një burrë ka vdekur nga sulmi në zemër derisa po shikonte filmin e ri të James Cameron, "Avatar: The Way of Water".
Vdekja e burrit ndodhi në kinemanë "Kakinada", në jug të Andhra Pradesh të Indisë.
I vdekuri tash është identifikuar si Lakshmireddy Srinu, i cili po shikonte filmin me të vëllain më të ri kur kolapsoi.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin "Pedapuram", por u konfirmua si i vdekur me të mbërritur nga doktorët.
Drejtori i Spitalit, Dr Sanjeev Gera tha për "Hindustan Times" se ngazëllimi për filmin e shumëpritur përcjellës të "Avatar-it" të parë mund të ketë kontribuar në vdekjen e Srinus.
"Për shkak të stresit, rritjes së tensionit të gjakut siç ndodhi në këtë rast, arteriet e zemrës mund të jenë këputur dhe kjo mund të shkaktojë sulm të papritur", tha Gera.
Kardiologu nga "Aster CMI", Dr Pradeep Kumar D u pajtua me konkludimin e Geras.
"Kjo mund të jetë për shkak të një këputjeje të pllakës në koronare ose shkaktimit të një aritmie për shkak të eksitimit," tha ai, sipas "Hindustan Times".
Derisa ngazëllimi për të parë filmin e shumëpritur mund të ketë kontribuar në simptomat e Srinus, kardiologu qartësoi se nuk ishte veç filmi që e vrau.
Dr Kumar shtoi: "Filmi, si i vetëm, ka pak gjasa të ketë shkaktuar vdekjen".

Të vdesësh në mesin e një filmi të Cameron mund të jetë mënyrë e përçudshme për t'u larguar, por besoni apo jo, Srinu nuk është personi i parë që vdes gjatë një transmetimi të "Avatar".
Sipas "Wion News", një burrë 42-vjeçar nga Taivani vdiq duke shikuar "Avatar"-in origjinal në vitin 2010.
Ai po ashtu vdiq nga sulmi në zemër.
Derisa të dy burrat kanë vdekur nga i njëjti problem shëndetësor, vlen të theksohet se homologu i Srinus nga Taivani kishte një histori të gjatë me probleme me tensionin e gjakut.
Doktorët gjithashtu raportuan se "mbi ngazëllimi për shikimin e filmit" shkaktoi simptomat.
Përveç që ishte i përfshirë në dy vdekje, një tjetër fenomen i pazakontë kishte goditur fansat e "Avatar" pasi filmi ishte publikuar më 2009.
Disa pjestarë të audiencës potencuan se ata ishin larguar duke u ndjerë të kaltër.
Sipas një raporti nga "CNN" më 2010, shumë fansa të filmit përfunduan në depresion pasi donin ta vizitonin planetin fiktiv Pandora, por e kuptuan se kjo nuk do të ndodh kurrë.
Një fans hapi një forum uebsajti ku ofroi ndihmë për ata që mbetën duke u ndjerë depresiv.
Në uebsajtin në fjalë u publikua një zinxhir postimesh, nën titullin: "Mënyra për ta përballuar depresionin e ëndrrës së Pandoras që është e pamundur".