Avatar: The Way of Water debuton në 'Rotten Tomatoes' me vlerësim më të mirë se origjinali
Avatar 2: The Way of Water ka marrë vlerësim më të lart në "Rotten Tomatoes" se filmi i parë.
Pjesa e dytë e filmit epik fanta/shkencor të James Cameron ka marrë vlerësim impresiv prej 82%,
Nuk ka befasi këtu, edhe kritikët që janë të vetëdijshëm për shfaqjet e avancuara absolutisht po e duan filmin.
Brandon Davis nga "Comicbook" i dha vlerësim pozitiv filmit, duke e cilësuar si "gosti vizuale".
Ai shkroi: "'Avatar: The Way of Water', duke qenë më shumë se tre orë i gjatë, është edhe përmbushës dhe kënaqës. Prapë përfundon duke dëshiruar që ti ta dish se i treti po vjen. Gosti vizuale në vazhdimsi, kreativja luan me shpejtësinë e kuadrove dhe nuk është aspak e mërzitshme. Në përgjithësi, më pëlqeu.”
Avatar: The Way of Water, being more than 3 hours long, is both fulfilling and indulgent. It still ends wanting you to know a third is coming.
— BD (@BrandonDavisBD) December 6, 2022
Constantly a visual feast, creative plays with frame rate, and never boring despite. Overall, I liked it. pic.twitter.com/0Wxxc8ZC9L
#AvatarTheWayOfWater is “more is more” writ large. It’s more beautiful, more in awe of Pandora; more vocal in its environmentalism, more damning of humans. It’s an adrenaline shot to 3D filmmaking and an uncompromising doubling down. You’d expect nothing less from Cameron.
— Tom Page (@thomas_page) December 6, 2022
Derisa Tom Page nga "CNN" tha se filmi ishte më i mirë se origjinali.
Ai shkroi: "Avatar është më i bukur, më shumë brenga në Pandora; më vokal sa i përket mjedisit, më kritik ndaj njerëzve. Është një adrenalinë e bërë në 3D. Nuk duhet të presësh asgjë më pak nga Cameron".
Fansat kanë pritur me ankth mbi një dekadë për "The Way of Water" dhe Cameron së fundmi foli për "Entertainment Weekly" për të zbuluar pse vazhdimi mori kaq shumë kohë për t'u bërë.
Filmi i dytë zuri vend 14 vite pas "Avatar"-it të parë, derisa në të ka qenë duke u punuar nga viti 2012 por xhirimet filluan tek në vitin 2019.
Regjisori shpjegoi se filmi është vendosur kryesisht nën ujë, produksioni e kishte ndërprerë punën për ta.
Për xhirimet kërkohej një rezervuar me 900,000 galonë uji; megjithatë, prodhuesit do të kenë vlerën e parave të tyre pasi ato do të përdoren edhe në filmat e ardhshëm për ekskluzivitetin.
Por, derisa aktorët u desh të bënin skena nën ujë, nënkuptoi se ata duhej të zhvillonin aftësi për të qëndruar nën ujë pa aparatura për frymëmarrje.
Cameron rikujtoi se si Sigourney Weaver, 72-vjeçe, la kastën të befasuar pasi mësoi veten si të mbante frymnën nën ujë për gjashtë minuta e gjysmë.
Mbi këtë, Kate Winslet "i la të gjithë pa fjalë, pasi qëndroi nën ujë për shtatë minuta e gjysmë".
Mendoj, ajo i mbijetoi "Titanic"-ut, pas së gjithash?
Producenti Jon Landau rikujtoi si një ditë ai vuri re ëinslet duke ecur në fund të një rezervuari të gjatë të ujit, i cili raportohet se është 12 metra i gjërë.
Ai tha: "Ajo po ecte drejt meje dhe më sheh nga dritarja, ma bën me dorë, shkon deri në fund të murit, kthehet dhe fillon të ecë përsëri".