'Avatar 2' do të jetë shumë i gjatë, përballojeni: James Cameron këshillon të urinoni
James Cameron pati një mesazh për ata që do të mund të ankohen për minutazhin e gjatë të filmit të ri 'Avatar'.
Regjisori i famshëm bëri një intervistë të gjatë me 'Empire', ku ai thotë, në mesin e shumë gjërave, se mund të mos e marrë përsipër krijimin e 'Avatar 4' ose '5'... por t'ia lë filmkrijuesve tjerë, pasi duket se ka gjëra të tjera në mendje për të bërë.
Bukur, bukur, bukur... por një tjetër kuotim interesant gjithashtu u shfaq nëpër gazeta të ndryshime, ku JC shprehi irritimin me shikuesit në të ardhmen që mund të ankohen për filmin që do të zgjasë 3 orë plus.
"Nuk dua askush të ankohet për minutazhin, kur ulen dhe shikojnë TV për tetë orë... gati mund ta shkruajë këtë pjesë të analizave që do vijnë. 'Filmi agonizues tre orë i gjatë...' mendoj, më lini të qetë. I kam parë fëmijët e mi të ulur duke shikuar pesë episode një orëshe rresht".
Ai gjithashtu shtoi këtë... "Këtu është ndryshimi i madh i paradigmës sociale që duhet të ndodhë: është në rregull të ngrihesh dhe të shkosh të urinosh".
Sigurisht, ne nuk mund t'i ndalim filmat në kinema ... kështu që duket se është ajo të cilës i referohet Cameron. Tani, një mënyrë për ta trajtuar këtë në mënyrë organike është të punoni në një ndërprerje të gjatë, si në kohët e vjetra.
Edhe pse filmi tjetër i tij shumë i gjatë, "Titanic", nuk kishte një ndërprerje të integruar në shfaqjet e teatrove kur u luajt në vitet '90 - versionet VHS e ndanë me të vërtetë filmin në dy pjesë. Mund të mos jetë shumë e keqe si ide nëse James po parashikon plasjen e urinimit.
Kjo, ose thjesht mbaje... të ndihmon në ndërtimin e karakterit të fortë!
Derisa 'Avatar: The Way of Water' ende është në krijim dhe nuk është publikuar zyrtarisht minutazha e saktë, është e qartë se Cameron pret që ai të jetë rreth 3 orëve i gjatë. Filmi i parë 'Avatar' zgjati 2 orë e 40 minuta, i cili, pavarësisht se mund të duket shumë i gjatë, është shndërruar në diçka normale për filmat e buxhetit të lartë të verës. Shembull, 'Spider Man: No Way Home' zgjati 2.5 orë, 'The Batman' ishte gati 3 orë.
Cameron gjithashtu nuk duket se mendon se nevoja për pushim në banjë garanton shkurtimin e filmave, thjesht thotë se audienca mund të bëjë një ndërprerje për urinim apo çfarëdo nevoje tjetër, nëse i duhet.