Regjisori i Avatar-it, James Cameron thotë se pjesa e dytë ishte 'shumë i shtrenjtë' të bëhej - NACIONALE

Regjisori i Avatar-it, James Cameron thotë se pjesa e dytë ishte 'shumë i shtrenjtë' të bëhej

1 javë më parë

nga NACIONALE

James Cameron ka zbuluar se pjesa e ardhshme e Avatar-it, The Way of Water ishte "shumë e shtrenjtë" të bëhej.

Prej kur ka filluar punën në këtë film më 2013, megjithatë, kjo nuk mund të vijë shumë si befasi.

Por, tash, regjisori duhet ta bëjë këtë film të paktën të tretin apo të katërtin që ka grumbulluar më së shumti të ardhura nga kinematë në histori, dhe atë vetëm për t'u barazuar me buxhetin e investuar.

Duket si shumë për të kërkuar, por kur konsiderojmë se pjesa e parë e Avatar-it mbetet filmi që ka fituar më së shumti në histori, me 2.9 miliardë anë e mbanë botës, gjithçka është e mundur në pjesën e dytë.

Avatar: The Way of Water do të vazhdojë storien e Jake Sully dhe Ney'tirit.

Dyshja tash ka krijuar familje në Pandora, por kur rreziku i moçëm rishfaqet, Jake do ta gjejë veten duke luftuar në një konflikt kundër njerëzve.

Cameron paralajmëroi studion filmike se kjo pjesë do të jetë "rasti më i keq i biznesit në histori të filmit", sepse ishte "shumë e shtrenjtë" të bëhej.

Regjisori, i cili fshihet prapa filmave si Terminator, Point Break dhe Titanic, tha për GQ se nëse filmi i radhës do të ketë profit, do të duhet të jetë filmi i tretë apo i katërt që gjeneron më së shumti në histori.

Sipas IMDB, filmi i parë i Avatar-it kushtoi 237 milionë dollarë. Dhe nuk ndihmoi në kursimin e xhepave të Cameron kur u vendos që të rifillonin punën për filmin e dytë.

Kjo nënkupton kamera nënujore, teknologji e re, sisteme inovative me kapje të lëvizjeve - në mesin e shumë gjërave tjera.

Duket se Cameron e ka futur veten në një pellg punësh të pazgjidhshme, por regjisori insiston se kjo është buka dhe gjalpi.

"Tërhiqem nga e vështira. Vështirësia është magnet dreqin për mua", tha ai.

"Dhe tash, kam aso ndjesish që nëse mund të shpenzoj një miliard dollarë në një film, do ta bëj".

Ai ka shpjeguar se ka arritur t'ia hedh paq me tërë këto shpenzime për kaq shumë kohë sepse nuk i vendos të gjitha në një koshë dhe t'i vë zjarrin.

Ai u shpreh: "Nëse studioja pajtohet dhe mendon se është investim i mirë, pse mos ta bëj?"

Edhe më impresiv se buxheti i lart është fakti se, deri në këtë ditë, të gjithë filmat e Cameronit kanë gjeneruar profit, nganjëherë bile në përmasa astronomike. Tash, pyetja është; a do ta bëjë të njëjtën Avatar: The Way of Water?

Lajme të ngjashme