BBC shkruan për “Sunny Hill”-in: Festivali i Dua Lipës synon t’ia ndryshojë imazhin Kosovës
Ditë më parë është mbajtur “Sunny Hill”, festivali më i madh i muzikës në Kosovë.
Në lidhje me këtë festival, ka shkruar edhe mediumi britanik “BBC”.
BBC shkruan për mungesën e festivaleve nëpër botë, ku mund të vallëzosh duke mbajtur një birrë në dorë.
“Në disa pjesë të botës nuk ka asnjë mundësi për të kërcyer me bashkëshortët tuaj në një fushë duke mbajtur një birrë të vakët, duke u përballur me shampon e thatë, sinjalin e dobët të telefonit dhe thirrjet “Oggy, oggy, oggy, oi, oi, oi”, shkruan BBC.
Pikërisht këtë problem Dua Lipa, këngëtarja e famshme globalisht, dhe babai i saj, Dukagjini, janë duke tentuar ta rregullojnë.
Sipas BBC-së, Dua po synon të ndryshojë retorikën për Kosovën.
“Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta”, shpjegoi Dua në fillim të këtij viti.
“Kur isha duke jetuar në Kosovë, asnjë nga artistët që unë doja t’i shihja nuk vinte.”