Zvicër: Shfaqen imazhe që duket se tregojnë momentin kur lokali u përfshi nga zjarri - NACIONALE

Zvicër: Shfaqen imazhe që duket se tregojnë momentin kur lokali u përfshi nga zjarri

7 muaj më parë

nga NACIONALE

40 viktima e mbi100 të lënduar deri tani pasi zjarri shpërtheu në një local në Zvicër.

Ky imazh, i cili ka qarkulluar në internet, duket se tregon momentin kur tavani mori flakë brenda klubit të natës Le Constellation në resortin skijues të Crans-Montana, në Zvicër.

Imazhi mund të ketë pësuar disa përpunime digjitale dhe, për këtë arsye, The Guardian shkruan se ka turbulluar disa detaje personale identifikuese.

Sot, një flamur zviceran valëvitet në gjysmështizë në Pallatin Federal në Bernë, pas zjarrit në barin dhe sallonin Le Constellation, i cili la të vdekur dhe të plagosur disa persona gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Ministri i Jashtëm italian: disa të mbijetuar ende të paidentifikuar për shkak të lëndimeve “të tmerrshme”

Sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, trembëdhjetë shtetas italianë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, pesë prej të cilëve kanë pësuar “lëndime dhe djegie të rënda”.

Antonio Tajani shtoi se edhe gjashtë shtetas të tjerë italianë rezultojnë ende të zhdukur pas zjarrit shkatërrues në barin e resortit skijues në Zvicër.

Duke folur për mediat, Tajani tha se Italia ka ofruar reparte të specializuara për djegie në spitalet italiane dhe ka dërguar specialistë të djegieve, psikologë dhe mjekoligjorë për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Ai gjithashtu bëri të ditur se tre nga 115 personat e shtruar në spital ende nuk janë identifikuar, pasi lëndimet e tyre janë tepër të rënda.

Lajme të ngjashme