Zelensky i shqetësuar: Nuk duhet t’i lëmë njerëzit që ta harrojnë luftën këtu - NACIONALE

Zelensky i shqetësuar: Nuk duhet t’i lëmë njerëzit që ta harrojnë luftën këtu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për sfidat e vendit të tij gjatë dimrit, për kundërsulmin e forcave ukrainase dhe për luftën në Lindje të Mesme gjatë një interviste të re.

“Ne kemi një fazë të re të luftës dhe ky është fakt. Dimri si tërësi është fazë e re e luftës”- tha ai në një intervistë të realizuar me agjencinë “Associated Press” të enjten në Kharkiv, por që u publikua të premten në mëngjes.

Kur u pyet për kundërsulmin, presidenti ukrainas, duke iu referuar ushtrisë ruse, tha: “Shikoni, ne nuk po zmbrapsemi, jam i kënaqur. Po luftojmë me ushtrinë e dytë në botë, jam i kënaqur.”

Megjithatë, Zelensky shtoi: “Po humbim njerëz, nuk jam i kënaqur. Nuk i morëm të gjitha armët që i dëshiruam, nuk mund të jem i kënaqur, por as nuk mund të ankohem shumë.”

Duke folur për kundërsulmin e verës së kaluar, udhëheqësi ukrainas tha: “Ne deshëm rezultate më të shpejta. Nga ajo perspektivë, fatkeqësisht, ne nuk i arritëm rezultatet e dëshiruara dhe ky është një fakt.”

Ai e theksoi edhe rëndësinë e fuqizimit të prodhimit vendës të armëve dhe synimin e Kievit për të siguruar hua të lira e licenca për prodhim të armatimit.

Zelensky e përmendi edhe ndikimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në vendin e tij.

“Ne tashmë mund t’i shohim pasojat e ndryshimit [të vëmendjes] së komunitetit ndërkombëtar për shkak të tragjedisë në Lindje të Mesme. Vetëm i verbri nuk e sheh këtë”- tha ai.

“Nuk duhet t’i lëmë njerëzit që të harrojnë për luftën këtu”- shtoi presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme