Zelensky i viziton ushtarët ukrainas në frontin verilindor - NACIONALE

Zelensky i viziton ushtarët ukrainas në frontin verilindor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat afër sektorit të Kupianskut të vijës së frontit në verilindje të vendit. Për këtë vizitë njoftoi vetë presidenti të enjten në rrjete sociale.

Zelensky publikoi një video ku ai shihej duke vizituar një pikë komande në atë zonë bashkë me gjeneralë të lartë ukrainas. Presidenti i falënderoi trupat për sakrificat e tyre, raporton agjencia “Reuters”.

“E di se ju humbni shokë lufte dhe njerëz që janë afër jush përditë. Të gjithë e kuptojnë se ky është çmimi më i lartë”- tha Zelensky para ushtarëve të mbledhur për të.

Trupat ukrainase iu kanë kundërvënë sulmeve ruse në frontin e Kupianskut gjatë muajve të fundit, përderisa Moska po synon që të kthehet në një zonë ku ishte shpartalluar gjatë një ofensive të shpejtë para më shumë se një viti.

Forcat ruse kanë shënuar disa përparime të vogla në atë pjesë nga shtatori, por vija e frontit nuk ka lëvizur në masë domethënëse.

Lajme të ngjashme