Zelensky e quan "të dobët" kufirin e çmimit të vendosur nga Perëndimi për naftën ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar një kufi të çmimit të vendosur nga aleatët e tij perëndimorë për eksportet e naftës ruse, duke e quajtur atë "të dobët".
Ky çmim tavan i miratuar të premten, synon të ndalojë vendet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi naftë të papërpunuar ruse. Por Zelensky e quajti kufirin e çmimeve "një pozicion të dobët" dhe jo mjaft "serioz" për të dëmtuar ekonominë ruse.
“Rusia tashmë ka shkaktuar humbje të mëdha në të gjitha vendet e botës duke destabilizuar qëllimisht tregun e energjisë”, është shprehur ai duke shtuar se, “është vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta”.
Kjo masë e re e cila do të hyjë në fuqi të hënën, ka për qëllim të shtojë presionin perëndimor ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Megjithatë, Rusia ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë një kufi çmimi për eksportet e saj.
Në një deklaratë të përbashkët, G7, BE dhe Australia thanë se vendimi ishte marrë për të "parandaluar Rusinë që të përfitonte nga lufta e saj e agresionit kundër Ukrainës".
Megjithëse ky vendim me siguri do të ndihet në Rusi, goditja do të zbutet pjesërisht nga lëvizja e saj për të shitur naftën e saj në tregje të tjera si India dhe Kina - të cilat aktualisht janë blerësit më të mëdhenj të vetëm të naftës së papërpunuar ruse.
Marrëveshja për kufirin e çmimit vjen vetëm disa ditë përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti.
Vendet që regjistrohen në politikën e udhëhequr nga G7 do të lejohen të blejnë naftë dhe produkte të naftës të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës planifikojnë gjithashtu të mohojnë sigurimin e cisternave që dërgojnë naftë ruse në vendet që nuk i përmbahen kufirit të çmimit. Gjë që do ta bëjë të vështirë për Rusinë të shesë naftë mbi atë çmim.