Zelensky thotë se 48 persona janë vrarë nga sulmi rus në një treg në Kharkiv
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se 48 persona janë vrarë nga një sulm rus në një fshat të rajonit verilindor ukrainas, Kharkiv.
Zelensky tha në rrjetin “Telegram” se një raketë kishte goditur një treg ushqimor, raporton gazeta “The Guardian”.
Raportohet se Rusia kreu edhe sulme të tjera me dronë gjatë natës së kaluar dhe në mesin e tyre, në shënjestër ishte edhe një spital.
Ukraina vazhdimisht ka kërkuar ndihma ushtarake për ta përforcuar mbrojtjen ajrore kundër sulmeve ruse.
