Zelensky arrin në Spanjë për t’u takuar me udhëheqësit evropianë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se kishte arritur në qytetin spanjoll, Granada, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, forum për forcimin e bashkëpunimit mes më shumë se 40 shtetesh, i themeluar pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Udhëheqësit evropianë, të mbledhur në Spanjë, pritet që ta sigurojnë Zelenskyn për ndihmë afatgjate, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu frikë se përplaset e republikanëve në Kongres mund ta dëmtojnë politikën amerikane rreth asistencës së vazhdueshme për Kievin, raporton agjencia “Reuters”.
“Qëllimi ynë i përbashkët është që të garantohen siguria dhe stabiliteti i shtëpisë sonë të përbashkët evropiane. Po punojmë së bashku me partnerët për përforcimin e arkitekturës së sigurisë evropiane, sidomos sigurisë rajonale. Ukraina ka propozime të rëndësishme në këtë aspekt”- shkroi presidenti ukrainas në rrjetin X.
I arrived in Granada, Spain, to take part in the European Political Community Summit.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 5, 2023
Our joint goal is to ensure the security and stability of our common European home.
We are working together with partners on enhancing the European security architecture, particularly…
“Ne do t’u kushtojmë vëmendje të veçantë rajonit të Detit të Zi si dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për ta fuqizuar sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit”- shtoi ai.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportimin e drithit në korrik. Me këtë pakt, Ukrainës i mundësohej eksportimi i sigurt përmes Detit të Zi, që është tradicionalisht rruga kryesore e eksporteve ukrainase. Ukraina u kundërpërgjigj përmes formimit të një “korridori humanitar” të përkohshëm për anijet e mallrave dhe disa anije janë nisur nga portet e Detit të Zi nga ajo kohë.
“Prioriteti kyç i Ukrainës, sidomos me afrimin e dimrit, është që ta fuqizojë mbrojtjen ajrore. Ne tashmë e kemi vënë themelin për marrëveshje të reja me partnerë dhe i presim miratimin e zbatimin e tyre”- shtoi Zelensky.
Ai nuk dha hollësi, por Ukraina, që varet shumë nga armatimi i aleatëve perëndimorë, ka frikë se Rusia do të fillojë valë të reja të sulmeve ajrore ndaj objekteve energjetike këtë dimër.
“Kjo duhet të jetë një ditë produktive për Ukrainën dhe për Evropën si tërësi”- tha presidenti ukrainas.
