Willam, Kate, Harry dhe Meghan bëhen bashkë për homazhe në nder të Elizabeth II - NACIONALE

Willam, Kate, Harry dhe Meghan bëhen bashkë për homazhe në nder të Elizabeth II

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Princi dhe Princesha e re e Uellsit, William dhe Catherine së bashku me Harry-n dhe Meghan kanë arritur në kështjellën Ëindsor, për të kryer homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në shfaqjen e tyre të parë publike të përbashkët që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, çiftet mbretërore janë pritur ngrohtësisht nga njerëzit e mbledhur jashtë kështjellës.

Paraqitja e përbashkët e tyre nuk ishte njoftuar paraprakisht dhe erdhi si befasi për turmat e mbledhura.

Sipas CNN, ribashkimi i tyre dhe paraqitja së bashku në publik ishte “një moment i madh”, pas dy viteve të trazuara në familjen mbretërore.

Lajme të ngjashme