Volodomyr Zelensky takohet me Mbretin Charles në Pallatin Buckingham - NACIONALE

Volodomyr Zelensky takohet me Mbretin Charles në Pallatin Buckingham

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë vizitës së tij të parë në Britaninë e Madhe që nga fillimi i luftës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, është fotografuar në një audiencë me Mbretin Charles në Pallatin Buckingham.

Pas një fjalimi të mbajtur para deputetëve, ku Zelensky kërkoi avionë luftararakë për vendin e tij, ai tha se do t'i përcjellë mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij.

Ndërkohë, në një mesazh që i kërkon Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë, Zelensky tha:

“Në Britani, Mbreti është një pilot i forcave ajrore. Në Ukrainë sot, çdo pilot i forcave ajrore është një Mbret”.

Lajme të ngjashme