Autoritetet ukrainase: 20.300 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani
Në përditësimin e saj të sotëm në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka njoftuar se 20,300 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, ndërsa 2002 automjetet e blinduara ruse janë shkatërruar. Të dhënat tutje tregojnë për shkatërrimin e 146 helikopterëve rusë dhe 773 tankeve.
Muajin e kaluar, Rusia deklaroi se 1,351 ushtarë rusë kishin humbur jetën në Ukrainë, ndërsa NATO vlerësoi më 24 mars se rreth 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë gjatë periudhës së pushtimit.
Autoritetet ukrainase po ashtu thonë se kanë shkatërruar 165 avionë rusë, 148 dronë, 8 anije, dhe 66 sisteme kundërajrore.
Information on Russian invasion
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) April 17, 2022
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, April 17 pic.twitter.com/fJsr11Dj2T