Video që tregon sulmin shkatërrues të raketës amerikane Javelin ndaj tankut rus
Në video shihet momenti kur një tank rus hidhet në erë nga një raketë amerikane Javelin në Ukrainë.
Video tregon se si tanku kapet në pikën e tërthortë të sistemit raketor përpara se predha të fluturojë në ajër dhe të arrijë objektivin e saj.
Raketa Javelin e prodhuar në ShBA mund të shihet duke fluturuar përpara se të godasë tankun nga lart duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.
Raketa, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore si ShBA dhe Britania e Madhe, është veçanërisht vdekjeprurëse kundër tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë.
Ndërsa, pamjet e marra me dron tregojnë tankun rus të ndalur në një rrugë dhe një tank tjetër afër tij.
Në vidoe, raketa Javelin më pas mund të shihet duke u harkuar në ajër dhe duke u drejtuar poshtë për të goditur tankun në anën e sipërme të blinduar.
Pasi goditet, tanku rus shpërthen në një top të madh zjarri, duke nxjerrë tym të madh në ajër.
Ndërsa, tanku i dytë, i cili ishte afër shihet duke u kthyer shpejt për të shmangur shkatërrimin nga forcat ukrainase.
Këto raketa, përdoren nga njësi të vogla dhe të lëvizshme për të shkatërruar tanket nga një distancë dhe shihen nga Kievi si një nga shpresat e tyre më të mira për të ngadalësuar përparimin rus.
Në gati pesë muaj që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, forcat ukrainase kanë shkatërruar 1700 tanke ruse dhe falë armatimit të avancuar nga Perëndimi kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha Rusisë.
Gjatë ditës së sotme, forcat e armatosura të Ukrainës po ashtu njoftuan se kanë vrarë 111 ushtarë rusë në jug dhe lindje të vendit.
Kujtojmë se Rusia tashmë ka rritur qëllimet e saj për të pushtuar më shumë, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, i cili i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se 'detyrat' ushtarake të Rusisë në Ukrainë tani shkojnë përtej rajonit lindor të Donbasit.
Lavrov tha gjithashtu se objektivat e Moskës do të zgjerohen më tej nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Kievin me armë me rreze të gjatë, si sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë të prodhuar nga ShBA (HIMARS).
"Kjo do të thotë se detyrat gjeografike do të shtrihen akoma më larg nga vija aktuale," tha ai.

