Video që po shpërndahet masivisht: "Bombat bien mbi një ushtar, ai i hedh ftohtë ato" - NACIONALE

Video që po shpërndahet masivisht: "Bombat bien mbi një ushtar, ai i hedh ftohtë ato"

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Mediat ruse dhe rrjetet sociale po përhapin një video që supozohet se tregon një ushtar rus duke kapur dhe hedhur dy granata të hedhura drejt tij nga një dron ukrainas.

Një video e publikuar dje nga mediat ruse tregon një ushtar të shtrirë në një llogore, ndërsa një dron fillon të hedhë një granatë ndaj tij.

Bomba e parë i bie në prehër, ai e merr dhe e hedh pak metra më tutje dhe më pas shpërthen. Pastaj një tjetër bie pas tij, dhe ai është ende i shtrirë, shtrin dorën, merr një granatë dhe e hedh. Pak çaste më vonë ngrihet nga hendeku dhe ikën.

Videoja u publikua vonë dje nga një kanal Telegram i drejtuar nga një media e njohur ruse pro luftës. Ai pretendon se video është bërë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës në mars. Videoja u shpërnda gjerësisht nga blogerët pro Kremlinit si një shembull i "guximit të ushtarëve rusë". /Nacionale/

Lajme të ngjashme