Vdes personi i katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Izrael, 48 të infektuar veç në qershor
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka njoftuar se 48 persona janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor këtë muaj, nga të cilët 36 janë shtrirë në spitale. Pesë prej tyre po mbahen në inkubatorë.
Gjithsej katër persona të diagnostikuar me virusin e Nilit Perëndimor kanë vdekur dhe një vdekje tjetër e dyshimtë është duke u hetuar për këtë virus, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Të gjithë pacientët janë nga rajoni qendror i Izraelit.
Në përgjithësi, rreth 80 për qind e të infektuarve nuk shfaqin simptoma të etheve të Nilit Perëndimor.
Rreth 20 për qind e të infektuarve shfaqin simptoma me nivel të ndryshëm të ashpërsisë, përfshirë temperaturën dhe ethet, plogështinë e përgjithshme, dhimbjen e kokës ose dhimbjen e gjerë trupore.
Më pak se 1 për qind e të infektuarve kanë ndërlikime neurologjike.
“Ky virus nuk përhapet nga personi në person dhe sëmundje nuk kthehet nga njerëzit te mushkonjat” – tha Ministria e Shëndetësisë.
Gazeta Nacionale të mërkurën raportoi për njoftimin e kësaj ministrie se personi i tretë kishte vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor dhe se afër Aeroportit “Ben Gurion” në Tel-Aviv ishin kapur mushkonja që e bartnin virusin.
Për ta lexuar artikullin e së mërkurës, klikoni KËTU.