Vazhdojnë luftimet në rrugët e qytetit ukrainas Bakhmut, mijëra ushtarë rusë të vdekur - NACIONALE

Vazhdojnë luftimet në rrugët e qytetit ukrainas Bakhmut, mijëra ushtarë rusë të vdekur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i qytetit të Bakhmut në Ukrainë, ka thënë se forcat ruse dhe ukrainase ende janë duke vazhduar luftimet në rrugët e qytetit, megjithatë Rusia nuk e ka marrë kontrollin.

Duke folur për BBC-në, Oleksandr Marchenko gjithashtu ka njoftuar për 4 mijë civilë që kanë mbetur brenda qytetit, duke jetuar në strehimore pa akses në energji e ujë.

Marchenko ka thënë se "asnjë ndërtesë e vetme" nuk kishte mbetur e paprekur dhe se qyteti është "pothuajse i shkatërruar".

Ndërsa Rusia është në përpjekje për të marrë kontrollin e këtij qyteti, aty janë duke u zhvilluar luftime të mëdha prej muajsh.

“Ka përleshje pranë qytetit dhe ka edhe përleshje në rrugë,”- ka thënë Marchenko.

Marrja e qytetit do të ishte një sukses i rrallë në fushëbetejë për Rusinë, por pavarësisht kësaj, vlera strategjike e qytetit është vënë në pikëpyetje.

Është bërë e ditur se në përpjekje për të marrë qytetin kanë vdekur mijëra ushtarë rusë, me komandantët që kanë vlerësuar se Rusia ka pësuar humbje në trupa shtatë herë më shumë se Ukraina.

Lajme të ngjashme