"Po provojmë ta ndalojmë luftën e nisur drejt nesh": Deklarata e Lavrov shkakton të qeshura në konferencë - NACIONALE

"Po provojmë ta ndalojmë luftën e nisur drejt nesh": Deklarata e Lavrov shkakton të qeshura në konferencë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke dashur të konsiderojë Perëndimin përgjegjës për luftën në Ukrainë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shkaktuar të qeshur te pjesëmarrësit e një konference gjeopolitike që është duke u mbajtur në Nju Delhi.

“E dini lufta që po provojmë ta ndalojmë, lufta që është nisur drejt nesh duke përdorur Ukrainën,”- ka thënë Lavrov, ndërsa kjo deklaratë është pritur me tallje e të qeshura në publik.

Më pas, Lavrov ka vazhduar të ngatërroj fjalimin e tij, ndërsa ka shtuar se konflikti ka ndikuar në politikën e Rusisë, përfshirë politikën energjetike.

Dihet se Rusia vazhdimisht ka pretenduar se Perëndimi është përgjegjës për sulmin në Ukrainë, të urdhëruar nga Putin para një viti. Megjithatë, në fjalën e Lavrov, ajo që ra në sy më shumë ishte se këtë radhë edhe vetë ai e cilësoi si “luftë”, e jo “operacion special ushtarak”, siç e kanë emëruar deri më tani zyrtarët rusë, pushtimin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme