Ukraina: Forcat ruse nuk janë më të afta për sulme në shkallë të gjerë - NACIONALE

Ukraina: Forcat ruse nuk janë më të afta për sulme në shkallë të gjerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë të ditur se forcat ruse nuk janë më të afta për sulme në shkallë të gjerë dhe janë kryesisht në mbrojtje – por Moska është në gjendje të mbajë shkallën aktuale të sulmeve me raketa, raporton CNN.

Zëdhënësi i Inteligjencës së Mbrojtjes, Andriy Yusov i tha televizionit ukrainas të hënën se Rusia "është në mbrojtje" kur vjen puna për të diskutuar "të gjithë vijën e frontit" dhe ata nuk kanë burime "për të përsëritur veprimet sulmuese në shkallë të gjerë".

“Ata janë përgatitur për mbrojtje gjatë gjithë kësaj kohe dhe ky është një faktor serioz që komanda ukrainase sigurisht e merr parasysh kur përgatitet për de-okupimin e territoreve të Ukrainës”, citohet të ketë thënë zyrtari.

Jusov tha se qëllimi i sulmeve raketore ruse ka ndryshuar dhe intensiteti i tyre është zvogëluar që nga dimri kur pati sulme me vëllim të lartë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Rusët kishin mungesë të disa llojeve të raketave, të tilla si Kalibr, pohoi ai.

“Ata po kërkojnë në mënyrë aktive mënyra për të kompensuar dhe ndryshuar jo vetëm Shahedët [dronët sulmues të prodhuar nga Irani.]. ..Po kerkojnë armë në të gjithë botën. Deri më tani nuk kanë pasur shumë sukses”,
tha ai.

Pavarësisht kësaj, Yusov tha se rusët janë "të aftë të mbajnë intensitetin e sulmeve", të paktën tani për tani. Ai vlerësoi se ata ende kanë rezerva të mëdha të raketave S-300, të cilat janë të afta për shkatërrim të konsiderueshëm. S-300 është projektuar si një armë kundërajrore, por rusët e kanë përdorur shpesh atë në një mënyrë tokë-tokë, në të cilën nuk është shumë e saktë.

Lajme të ngjashme