Ukraina: Çliruam një fshat më pak se 40 km nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Luhanskut
Guvernatori ukrainas i rajonit pjesërisht të pushtuar të Luhanskut, Serhii Hajday, njoftoi se ushtria ukrainase kishte marrë nën kontroll fshatin Makiivka.
Ai fshat ndodhet më pak se 40 kilometra nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Svatova në Luhansk.
Kujtojmë se Luhansk është një rajon që është kryesisht nën kontrollin e forcave ruse. Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Luhansk dhe tre rajone të tjera të Ukrainës (Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson) ishin pjesë e Rusisë. /Nacionale/